OBSH: Përhapet më shpejt se varianti brazilian, britanik e afrikan

Mutacioni i dyfishtë indian i koronavirusit është tashmë “shqetësim global”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kategorizuar këtë variant në një nivel të lartë rreziku.

Përmes këtij kategorizimi u bëhet thirrje ekspertëve të intensifikojnë kërkimet për zbulimin e veçorive të këtij mutacioni, për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes.

E qartë, aktualisht është ky variant edhe më lehtësisht ngjitës se mutacioni britanik, afrikano-jugor apo ai brazilian. Për më tepër shkakton më shumë raste të rënda infektimesh, redukton efektin e anti-trupave të krijuara nga vaksinat apo infektimi i mëparshëm me COVID-19 dhe është më rezistent ndaj ilaçeve.

Deri më tani, varianti indian është përhapur në të paktën 30 vende të botës, përfshirë edhe disa shtete europiane. Ndërsa në Indi ka shkaktuar javët e fundit valën më të ashpër që ka njohur globi në më shumë se një vit pandemi.

Infektimet ditore arritën javën e kaluar në mbi 414 mijë raste. Kjo është java e tretë që infektimet ditore nuk bien nën 300 mijë, teksa rekordin e mëparshëm e mbanin Shtetet e Bashkuara, që 300 mijëshin e prekën vetëm një ditë, më 8 Janar.

Tv Klan