Alarmi për bombë në qendër të Shkupit shkakton panik




Alarmi për bombë në qendër të Shkupit shkakton panik

20:42 30/11/2021

Një alarm për bombë pasditen e kësaj të marte alarmoi qytetarët në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ishte ora 16:45, kur një person, identiteti i të cilit nuk dihet, dha alarmin se në afërsi të Teatrit Kombëtar, në qendër të Shkupit, kishte bombë. Shfaqja u anulua, zona u evakuua dhe paniku u përhap tek qytetarët.

Pak kohë më pas autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm fals…

Ministria e Brendshme njoftoi se pasi kishte kryer të gjitha kontrollet e nevojshme, rezultoi se alarmi për bombë ishte i rremë dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.

“Njoftojmë opinionin se MPB-ja i bëri të gjitha kontrollet e domosdoshme dhe konstatoi se denoncimi për sulm është i rrejshëm. Po merren masa për vërtetimin e denoncimit dhe masa përkatëse dhe sanksione kundër personit për denoncim të rrejshëm. I falenderojmë qytetarët për durimin dhe mediave për qasjen profesionale ndaj situatës” , tha Ministria në një reagim për mediat atje.

Klan Macedonia raporton se si pasojë e këtij alarmi, policia bllokoi të gjitha hyrjet në ndërtesat e disa objekteve në qendër të Shkupit, në mesin e të cilëve edhe ndërtesa ku janë vendosur MIA, SÇE-ja, Policia Financiare, Inspektorati për Ambient Jetësor, Filarmonia, MNT-ja, të cilat u evakuuan./tvklan.al













Të ngjashme