Ka reduktuar koralet me 50% në vetëm 30 vitet e fundit

Barriera koralore është përgjysmuar në 30 vitet e fundit. Kjo si pasojë e rritjes së temperaturave, rrjedhojë e ndryshimeve klimatike. Kërkuesit kanë vlerësuar bashkësitë koralore dhe dimensionet e kolonive të tyre përgjatë gjithë barrierës nga vitet 1995-2017.

Ka rezultuar se numri i koraleve të vogla, mesatare dhe të mëdha është reduktuar me mbi 50% nga vitet 90. Ata shpjegojnë se një popullsi e shëndetshme koralesh përbehet nga miliona të tille, qofshin koralet mëmë po ashtu edhe të porsalindurit. Ndryshimi është verifikuar pothuajse njëtrajtësisht si në ujërat e cekëta, ashtu edhe në thellësitë detare dhe në të gjitha specie e koraleve. Por njëra prej tyre, ka pësuar ndryshim më të madh e të dukshëm në vitet 2016-2017, ku një sasi e madhe u zbardhën e zbehën si pasojë e rritjes së temperaturave.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the Royal Society B” dhe autorët rikthejnë në vëmendje se duhen reduktuar çlirimet e dëmshme në atmosferë, për një mijë arsye, një ndër to, për të shpëtuar edhe barrierën koralore, e bashkë me të ekosistemin, pasi gjithçka është pjesë e zinxhirit të jetës.

Klan Plus