SHBA, Britania e Madhe, Belgjika dhe Australia kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre. Ata që janë tashmë jashtë aeroportit këshillohen të largohen menjëherë nga zona.

Kryeministri belg Alexander De Croo tha se vendi i tij i dha fund operacioneve të evakuimit pasi SHBA informuan qeverinë e tij për një sulm të mundshëm me bombë vetëvrasëse rreth aeroportit të Kabulit.

De Croo tha se pak më shumë se 1,400 njerëz nga Kabuli u evakuuan nga Belgjika, me fluturimin e fundit që mbërriti në Islamabad.

 “Situata në aeroportin e Kabulit është përkeqësuar ndjeshëm. Ne morëm informacion nga burime amerikane dhe burime të tjera që mund te kete një sulm se shpejte  me bombë vetëvrasëse në zonën e aeroportit dhe qasja aty po bëhej gjithnjë e më e vështirë dhe madje e pamundur”, është shprehur kryeministri i BelgjikësDe Croo.

Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi shtetasit e saj se situata e sigurisë në Afganistan “mbetet e paqëndrueshme duke nënvizuar  se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë për një sulmi terrorist.

Ministri britanik i forcave të armatosura James Heappey e përshkroi kërcënimin e terrorit ndaj njerëzve jashtë aeroportit të Kabulit si “vdekjeprurës” mes shqetësimeve se aty po vepron një degë të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se transporti ajror i kontrolluar nga SHBA do të duhej të përfundonte me 31 Gusht për shkak të një kërcënimi në rritje nga grupi i Shtetit Islamik në Afganistan.

Thuhet se deri në 1.500 shtetas amerikanë mund të jenë ende në Afganistan dhe administrata Biden po bënte përpjekje për t’i gjetur ata. CIA dhe ushtria amerikane po kryejnë operacione të rrezikshme klandestine për t’i nxjerrë amerikanët nga zonat ku janë aktualisht duke përdorur helikopterë dhe trupa tokësore brenda dhe jashtë Kabulit,

Edhe ministrja e jashtme australiane, Marise Payne, tha se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe shumë i lartë i një sulmi terrorist. Ministri danez i mbrojtjes Trine Bramsen paralajmëroi se nuk është më e sigurt të fluturosh brenda ose jashtë Kabulit.

Klan News