Meha

Alban Meha në formacionin perfekt të lojtarëve të afruar gjatë merkatos së verës, sipas Goal.com. Mesfushori i Kombëtares po jep prova që është një mbështetje për Konyaspor. Golat dhe pasimet për gol e veçuan atë nga lojtarët e tjerë të ekipit.

Meha është i dyti për pasimet për gol me 5 të tilla. Më mirë se ai, me 1 më shumë, është Wesley Sneijder. Një blerje e vlefshme e Konyaspor që synon të jetë në kupat e Europës.

Në 11 -shen lojtarëve të transferuar janë futbollistë të njohur si Mario Gomez dhe Sammuel Eto’o, që përbëjnë sulmin. Në reparin e Alban Mehës është edhe Nani.

Superliga turke është përforcuar në sezonet e fundit me shumë lojtarë cilësorë. Në këtë kampionat përveç Alban Mehës, luan edhe Sokol Cikalleshi me Instanbul Basaksehir.

Tv Klan