Në vend të dytë Klajdi dhe Flori, Nutsa renditet e treta

Magji, ethe dhe emocion na ofroi natës finale e Këngës Magjike. Pas 22 vitesh ky festival për shkak të situatës së pandemisë është konceptuar ndryshe, si një koncert show në skenën E Diela Shqiptare.

Me pamjet e mrekullueshme qe ofroi skenografia e mjeshtrit italian Gaetano Castelli, Drejtori i Fotografise, Ivan Pierri, dhe regjia nga Aldon Lipe, nata finale e Kënga Magjike na rezervoi super performanca nga këngëtaret finalist, por edhe mjaft surpriza.

Nostalgjia shqiptare akapela ka ardhur mrekullisht e interpretuar e Marsela Çibukajt dhe bandit të saj.

Surprizë ishte edhe interpretimi i anëtarëve të jurisë, të cilët pasi kanë gjykuar për 10 javë artistët e rinj dhe big na ofruan një numër special artistik.

Këngëtari Alban Ramosaj me këngën “Thikat e Mia” u shpall fituesi i çmimit të parë të edicionit të 22 të Këngës Magjike në TV Klan.

Ramosaj arriti të marrë vlerësimet maksimale nga shumica e këngëtarëve, të jurisë dhe publikut, duke siguruar vendin e parë.

Në vend të dytë u renditën Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi me këngën “E para” dhe në vend të tretë u rendit këngëtarja 24-vjeçare nga Gjeorgjia Nutsa me këngën “We Are One”. Nutsa arriti të marrë edhe çmimin “Best Big International Artist”.

Ndërsa çmimi “Best New Artist” të festivalit Kënga Magjike, shkoi për grupin “Urban Band” me këngën “Edhe një natë”.

Tv Klan