I ftuar ne programin “Vitaminë D” tek Klan Radio 92.9 FM ka qenë Alban Ramosaj,  ka pranuar se kënga me të cilën do të jetë konkurrent në “Kënga Magjike”, është burim i një dhimbje shpirtërore që ka kaluar. Kënga titullohet “Thikat e Mia” dhe është dedikim i një historie dashurie të përfunduar me një vajzë spanjolle. Materiali muzikor nisi nga vete Ramosaj, por u përpunua nga label-i i Three Dots. Me tekst të shkruar nga Albani në bashkëpunim me Fifin dhe prodhuar nga Bruno, i pyetur nga gazetarja Dasara Karaiskaj, Albani nuk e fsheu dëshirën që Flori Mumajesi të jetë producenti i tij

Desara Karaiskaj: Meqe je i pavendosur për menaxhim dhe këmbët të çuan me ose pa arsye tek Three Dots, do pranoje që Flori Mumajesi të ishte producenti yt?

Alban Ramosaj: Flori është artisti që duhet marrë shembull nga njerëzit si unë, artistët që janë meshkuj këngëtarë, është një shembull shumë i mirë për t’u marrë sepse është ai artisti që ka mbijetuar në çdo periudhë dhe është në krye të çdo gjëje. Është kantautor, është producent, është një gjë që duhet marrë shembull dhe unë e respektoj tmerrësisht shumë. Por Flori ka një tjetër zhanër, unë megjithëse kam shumë dëshirë dhe dua që të kaloj aty dhe të prodhoj sepse të flasim lirshëm fare, audienca ka rënë dhe kush nuk do donte të ishte nën menaxhimin ose nën produksionet e Florit.

Desara Kraiskaj: Megjithatë ke hall se si do biesh në kompromis me zhanrin e tij që nuk është zhanri yt muzikor. Flori i ka dhënë provat që gjithmonë e ka studiuar një artist dhe ka shkuar ai tek tipari i artistit.

Alban Ramosaj: Ka një luhatje që erdhi në studio dhe tha dy gjëra,  pse se ndryshoni, vëreni këtë kështu dhe bëjeni këtë kështu që të ngjajë pak më kështu dhe ngela e thashë që paska të drejtë. E pashë veten në një pikëpamje më komerciale, por që më pëlqente, nuk ishte keq. Të gjithë që jeni kurioz, bëhet fjalë për këngën e “Këngës Magjike”. /tvklan.al