Alban SkenderajKëngëtari i suksseshëm Alban Skënderaj gjithmonë i kap në “befasi” fansat e tij me projektet muzikore.

Albani nuk bën pjesë tek ata këngëtarë që nëpërmjet rrjeteve sociale lajmëron se për çfarë është duke punuar, përkundrazi pret që gjithçka të ketë përfunduar dhe fton fansat të shijojnë produktin më të ri.

Këngëtari i ka “ngacmuar” pak fansat e tij me një status në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se: “Diçka shumë e veçantë për ju dhe tepër e rëndësishme për mua vjen së shpejti. Për më shumë detaje do duhet presim dhe 24 orë”.

Numërimi ka filluar mbrapsht dhe duhet të presim vetëm pak orë për të zbuluar se me çfarë do na surprizojë Alban Skënderaj.

M.S