Pas suksesit të jashtëzakoshëm në stadiumin Air Albania, artisti i mirënjohur Alban Skënderaj koncertin “Motiv i jetës time” e çoi në Itali në vendin ku nisi gjithçka për të.
15.000 zemra të çuara peshë, në arenën Unipol Forum nw Milano, një ndër më të rëndësishmet për artistët e mëdhenj Italianë dhe ndërkombëtarë. Ishte radha e një artisti shqiptar, Alban Skëndëraj për të shkruar historinë, për të kënduar shqip aty dhe për ta mbushur me skpekatorë nga e gjithë Europa.
I jashtëzakoshëm, madhështor, emocionues ishtë ky koncert, i pari event i përmasve të tilla të një artisti shqipëtar në Itali, ndrësa magjia e këngeve të dashurisë, baladave të ndjenjave, dhe surprizave u bë njësh me publikun.
20 vite krijimtari, karrierë të sukseshme, muzikë të mirë, vulosën një momentum historik për artistin që një ditë pas mbrëmjes ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku, do të shkruante së akoma nuk është zgjuar nga ëndrra.
Përpara këtij suksesi fjalën e fundit, Alban Skëndëraj, në reagimet e tij ne rrejtet sociale, e kishte sërish për publikun për të cilin shkruan së janë frymëzim, e se do ti jetë përgjithmonë mirënjohës.
Mes disa të ftuarve special, nuk mund të mungonte bashkëpunëtorja por edhe gruaja e tij e jetës Miriam Cani të cilët interpretuan në skenë.
Me një orekstër prej 23 instrumentistësh shqiptarë, muzika Shqip jehoi në Unipol Forum, për 2 orë e 40 minuta, teksa artisti interpretoi kënget më të njohura të repertorit.
Tv Klan