Në ditën e të dashuruarve, kantautori i njohur Alban Skënderaj vendosi të sillte për publikun produksionin e tij të ri muzikor. Këngëtari njihet për këngët e tij kushtuar dashurisë dhe këtë herë ka sjellë një baladë, e cila titullohet “Çdo ditë një Shën Valentin”.

Produksioni i ri muzikor i kushtohet bashkëshortes së tij, Miriam Cani, por edhe gjithë të dashuruarve.

Kënga e re është shoqëruar edhe me një videoklip, ku shfaqet një çift të dashuruarish./tvklan.al