Një nga problemet më të mëdha për meshkujt në këtë periudhë izolimi është padyshim qethja e flokëve. Një shqetësim të tillë e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale edhe kantautori i njohur, Alban Skënderaj.

Ai bëri të ditur se me pahir është rikthyer në look-un e tij të vjetër të vitit 2005, kur mbante flokë të gjatë.

U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/ parukier”- shkruan këngëtari bashkëngjitur disa fotove me look-un e ri./tvklan.al