Sot, në orën 18:00 Alban Skënderaj publikon këngën e re, “Dalëngadalë”. Gjatë këtyre ditëve, këngëtari ka ‘ngacmuar’ herë pas here me video nga prapaskenat e xhirimeve, ku e kemi parë edhe si futbollist.

Madje, pikërisht në këtë pjesë, ku ai luan me top si të ishte profesionist, ka pyetur edhe fansat nëse duan ta shohin me karrierë të re: “Hë si thoni, t’i futem futbollit? Se jemi bërë shumë këngëtarë! Paskam shkuar dëm kot!”

Pyetjes së Albanit i është përgjigjur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që e pyet për vlerën: “I maaaadh! Filloi merkato, sa e ke kartonin?”. Pa hezitim fare, Albani është gati, “i dyti pas Ibrahimoviç mbi 40”.

Ndonëse Miriam Cani është pjesë e klipit, Albani ka sqaruar se është një këngë e tij ku këndon vetëm ai, por mund të kishte në të vetëm “bashkëudhëtaren e tij”. “Dedikim dhe detyrim”, e ka cilësuar ai ndaj kush mund t’i thoshte ‘jo’ një oferte të tillë?/tvklan.al