Shqipëria luan sonte ndeshjen miqësore me Kilin në Parma të Italisë, kurse të hënën më 25 Mars është miqësorja e radhës përballë Suedisë.

Këto dy ndeshje konsiderohen të rëndësishme nga trajneri Sylvinho dhe jo si miqësore për shkak se vijnë para se të nisë Kampionati Europian, ku kombëtarja jonë merr pjesë për herë të dytë.

Por cili do të jetë rezultati i këtyre dy miqësoreve? Komentatori Alban Xhihani ka bërë parashikimin e tij në studion e emisionit Rudina në Tv Klan.

Sipas Xhihanit, Shqipëria do të fitojë 2 me 1 përballë Kilit, kurse në Suedi do të marrë barazimin 1 me 1.

Miqësoren sonte mes Shqipërisë dhe Kilit në orën 20:45 do ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al