Climbing apo thënë në shqip sporti i kacavjerrjes është një sport mjaft i veçantë.

Së fundmi në Shqipëri është organizuar festivali i 5-të i “Albanian Climbing Festival” në zonën e Bovillës, ku 80 të rinj të huaj dhe shqiptarë eksploruan natyrën e bukur në këtë zonë duke u kacavjerrë në shkëmbinj. Festivali zgjati 3 ditë me radhë dhe për të folur më tepër për të ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Elion Çikopano, organizator, Xheni Karaj, drejtuese LGBT, Mikela Kakeli dhe Fatjon Balla, pjesë e stafit “Albanian Climbing Festival”.

“Climbing është një sport që do shumë disiplinë. Duhet të stërvitesh në palestra që janë specifike për këtë sport. Kërkohet punë me pjesën e sipërme të trupit dhe forcën e gishtërinjve, pra në palestër janë të vendosura imitacione gurësh ku ti mund të kacajvjerresh”,

tha Karaj.

“Është një sport kompleks, kërkon forcë dhe përgatitje mendore. Ne festivalin e kemi me tre qëllime dhe një prej tyre është promovimi i Shqipërisë. Ne herë pas here lëvizim nëpër vende të reja dhe krijojmë itirnirare. Këtë edicion të 5-të vendosëm të shkonim në Bovillë”,

tha Çikopano.

/tvklan.al