Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj është një nga personazhet shumë të dashur për publikun, por njëkohësisht dhe shumë e komentuar dhe publiku gjithnjë ka kuriozitet për jetën e saj private.

Ajo ka zgjedhur që të mos tregojë shumë për jetën private, por sonte në “Klanifornia” ka zbuluar disa detaje që më herët publiku nuk i ka ditur për të.

Duke iu përgjigjur pyetësorit të Marina Vjollcës, Albërija zbuloi se në shtrat i pëlqen që të flejë duke mos veshur asgjë, për qefin e saj siç thotë ajo.

Albërije Hadërgjonaj: Unë përjetësisht në mendje do të jem “tralala”

Marina Vjollca: Cili nga të famshmit shqiptarë do të doje të ishte dhëndri i Anxhelinës, nëse do të duhej të bëje patjetër një zgjedhje mes tyre?

Albërije Hadërgjonaj: Unë do të doja shumë një i famshëm, i mençuri i familjes së mirë shqiptare, që të më shtojë rracën e bukur që kemi.

Marina Vjollca: Si shan Albërie Hadërgjonaj?

Albërije Hadërgjonaj: O Zot! Njëri e tha aty… Ti ku ta kesh more! 

Marina Vjollca: Propozimi më i çuditshëm që ke marrë?

Albërije Hadërgjonaj: Unë sot mora një propozim. Një djalë i ri i binte telefonit. Nuk e di ku i marrin (numrat), por ngaqë ka shumë gazetarë kudo që flitet shqip dhe shpërndahet ai numri. Se kam shumë gjatë me një numër telefoni. Më tha: “Jam filani dhe vdes për ty”. Një emër nga Maqedonia ishte. Po mirë mo zemër i thashë, po sa vjeç je ti? Unë duke u tallur sigurisht.  Më tha: “Unë jam shumë i ri, por vdes për ty”. Dhe pastaj normal jo me libër shtëpie, por një gjë shumë të bukur e mori dhe iku.

Marina Vjollca: Çfarë vesh në shtrat?

Albërije Hadërgjonaj: Të jem e sinqertë, se nuk dua të bëj numra dhe as të dukëm se… Një gjë kemi ne problem, shqiptarët në përgjithësi e sidomos ne artistet. Ato në Kosovë, të moshës sime, janë për shembull: “Burri, patjetër. Jo, nuk e di”. Unë s’kam lidhje fare. Unë përjetësisht në mendje do të jem “tralala”. Bëj shaka. Unë jam shumë e drejtpërdrejtë dhe s’dua të vishem.

Marina Vjollca: Nuk vishesh?

Albërije Hadërgjonaj: Jo, fare. Fle qetë e qetë, ohoho, për qejfin tim.

Marina Vjollca: Ashtu duhet. 

Albërije Hadërgjonaj: I bëj të gjitha gjërat me shumë dashuri. Jam shumë rehat. /tvklan.al