Pas votimit të referendumit kryetari i bashkisë Albert Brojka shprehet se është mjaft e natyrshme që Partia Socialiste të kërkojë zgjedhje të parakoshme lokale siç e sheh gjithashtu normale dhe kërkesën e tij si opozitar që të kërkojë zgjedhje të parakohshme pasi dhe raporti i forcave politike pas referendumit kanë ndryshuar.

Brojka gjithë këtë situatë e quan normale perveç faktit se koha kur është kërkuar të ndodhë kjo gjë nuk ka qënë aspak normale pasi sipas tij, kjo është thjesht një hakmarrje për rezultatin e së dielës së kaluar.

Më duhet të them se unë kam qënë dakort që më përpara me mendimin se Tirana duke u ndarë në disa “bashkiza” të vogla mund të menaxhohet më mirë, mund të administrohet më mirë dhe kjo i shërben më mirë qytetarëve. Unë nuk jam kundër që Tirana të ndahet në disa “bashkiza” dhe të administrohet në njësi më të vogla, por momenti kur bëhet kjo kërkesë është tendencioz. Është pikërisht për të treguar se jemi të pakënaqur nga rezultati i votimit të referendumit dhe për këtë duhet të ndahet Tirana në disa “bashkiza” që të ikë kryetari Brojka dhe të vijë dikush tjetër!”– është shprehur ai./tvklan.al