Kryetari i Bashkisë Tiranë, Albert Brojka, shpjegon procedurën e regjistrimit të votuesve të Kushtetutës. I pyetur rreth ecurisë së kësaj procedure ai shprehet:

Në bazë të ligjit, listat e votuesve duhet të ishin dorëzuar në Prefekturë që mbrëmë në mesnatë. Stafi i bashkisë ka punuar me orë të zgjtura dhe i ka dorëzuar brenda afatit të gjitha listat ndërsa unë i kam firmosur si Kryetar Bashkie. Akoma nuk janë dorëzuar në Prefekturë për arsye se sekretari i Këshillit Bashkiak kërkon të bëjë verifikime të mëtejshme duke shkelur afatet ligjore të dorëzimit dhe është përgjegjësi e tij përse këto lista nuk kanë vajtur akoma në Prefekturë. Përsa i përket refugjatëve ne kemi zbatuar ligjin dhe kemi regjistruar të gjithë ata qënë bazë të ligjit fitojnë të drejtën e votës dhe nuk bëjmë dallime mes refugjatësh apo çfarëdo emri tjetër. Kjo do të thotë që i kemi regjistruar dhe kanë të drejtën e votës.” 

Pamje Kryetari i Bashkisë, Albert Brojka intervistë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti