Albert Dumani “veshi” sot rolin e recepsionistit për emisionin “Part Time”. Ai tregoi se kjo ishte një punë interesante që edhe do mund ta bënte përsëri. I ngacmuar nga Rudina Dembacaj, ai foli për pasionin e madh me të cilën ai bën punën e tij që prej 22 vitesh në Tv Klan, ka treguar mbi udhëtimet e tij, momentin më të vështirë të jetës, çfarë ka më shumë inat te vetja, etj.

Albert Dumani ai ka treguar arsyen se përse mban vath në vesh, gjë që mesa duket lidhet me një traditë shkodrane. E nëse jeta e tij do të ishte një serial, zgjedhja është një ndër më të mirët.

Rudina Dembacaj: Berti nëse jeta  jote do ishte një serial cili do ishte ai?

Albert Dumani: “Sulejamani i Madhërishëm” do më pëlqente.

Rudina Dembacaj: Hajde! Në fakt, në fakt do të shkonte. Çfarë roli do luaje me qejf?

Albert Dumani: Një rol për shembull, ai te “Dashuri e ndaluar”, ishte interesant, roli i Belulit. 

Rudina Dembacaj: Ke 20 vjet në Klan. Ke menduar ta lësh ndonjëherë Klanin?

Albert Dumani: Përderisa kam 22 vjet konkretisht, nuk e kam menduar. Jam shumë komod, ndihem shumë mirë, përgjegjësi e madhe, por punë shumë e bukur. Kështu që nëse ke pasion atë që bën, nëse e dashuron punën që bën, atëherë të duket sikur nuk punon asnjë ditë.

Rudina Dembacaj: Pse vendos vath në vesh?

Albert Dumani: Në Shkodër ka qenë një si tip tradite që djemtë e “dshirit”, djemtë e vetëm vinin një vath për t’u identifikuar, për të thënë që ky është i vetëm./tvklan.al