Gazetarja: Berti, çfarë do të ofrojë Televizioni Kombëtar Klan për publikun e tij të gjerë në natën e ndërrimit të viteve?

Albert Dumani: “Televizioni Klan, normalisht do të ofrojë të gjitha ato programe që nuk i ofron dot një  televizion tjetër. Duke nisur në orën 21:00, me programin ‘Kutia e Fundit’, do të jetë ‘Kutia e Fundvitit’ më saktë me lojtarë VIP, lojtarë artistë, lojtarë këngëtarë, prezantues, spikerë. Do të jemi të gjithë ne së bashku, por dhe të ftuar VIP. Unë do të doja ndoshta të thoja 2-3 emra si Manjola Nallbani, po i lë të tjerët surprizë, në mënyrë që publiku ta shohë ‘Kutinë e Fundit’. Çmimi i madh do të jetë 7 mijë e 500 euro në lojën e parë dhe 10 mijë euro në lojën e dytë. Menjëherë pas ‘Kutisë së Fundit’, do të…

Televizioni Klan që në këto momente kur ne po flasim, i gjithë ekipi  është instaluar tek sheshi i madh, tek sheshi Skënderbej. Rikthehet në natën e ndërrimit të viteve, në orën 12:00 do të na shoqërojë një koncert madhështor. Pas dy vjetësh rikthehet ky koncert dhe një tjetër ekskluzivitet i Televizionit Klan, i cili do ta transmetojë atë direkt. Hygerta Sako do të jetë një nga prezantuesit. Emrat më të mirë dhe më të njohur, këngëtarët më të mirë do të jenë në shesh për të ndarë, në një farë mënyre, emocionet që  shkakton ndërrimi i viteve në orën 12 të natës. Do të jenë 8 filma të rinj në fakt, premierë që të gjithë. Janë prodhime kinematografike të kompanisë prestigjoze “DreamWorks”, duke mos harruar këtu edhe dy filmat e rinj për fëmijët që është Rruga për në El Dorado dhe në mos gaboj po, Spirit, Kali i Egër, i cili vjen i dubluar edhe në shqip nga AlbaTrade.

Gazetarja: Po për data 1 dhe 2 çfarë programi do të ofrojë Televizioni Klan? Do të ketë një program të veçantë edhe për këto dy netë?

Albert Dumani: “ Normalisht do të vazhdojë programi i veçantë edhe në datat 1 dhe 2 Janar të vitit 2005. Do të përmendja këtu datën 1, ku në orën 20:00 deri në orën 1 të natës, pra për rreth 5 orë, një transmetim maratonë i programit tjetër të suksesshëm të Televizionit Klan, që është Taksi e Rezervuar nga Rudina Magjistari. Normalisht, do të përmendja këtu edhe të gjitha programet e tjera siç janë, Gjeniu i Vogël, Kënga Magjike, Miss Albania, Vallëzim në Fund të Vitit. Të gjitha këto programe, që janë testuar tashmë, kanë korrur sukses, kanë patur shikueshmëri dhe do të ritransmetohen edhe një herë në programin special të Vitit të Ri./tvklan.al