Emri i tij u miratua nga Asambleja e PS

Albert Halilaj do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Kukësit.

Emri i tij u miratua nga Asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa vendimi u bë i ditur nga drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko.

Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, ka shkruar mes të tjerave Majko.

Halilaj mban prej pak ditësh postin e Prefektit të Qarkut Kukës. Këto zgjedhje në Kukës vijnë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjici, i cili u përfshi në një skandal seksual.

Tv Klan