Zëra për ndarjen e princit të Monakos, Alberto dhe princeshës, Charlene. Sipas mediave të huaja kjo e fundit që prej muajit Janar është zhvendosur në vendlindjen e saj në Afrikën e Jugut.

Që prej atëherë ajo nuk ka lëvizur më. Çifti mbretëror nuk shfaqen bashkë në daljet publike që prej 26 Janarit.

Ndërsa dy fëmijët, binjakët Jacques dhe Gabriella kanë qëndruar në Europë në babain. Ata në muajin Qershor kanë shkuar në Afrikën e Jugut së bashku me të atin për të vizituar nënën e tyre.

Çifti mbretëror u martua më 1 Korrik 2011. Ai është djali i të ndjerit Princit Rainier i III dhe aktores Grace Kelly, e cila braktisi karrierën hollivudianë në kulmin e suksesit të saj për tu bërë Princesha Grace. Ajo vdiq pas një aksidenti me makinë në vitin 1982.

Klan News