Thirrja në kombëtare dhe fitimi i titullit kampion me Kukësin duket se i kanë shërbyer mbrojtësit Albi Alla si reklamë për të gjetur një skuadër jashtë vendit.

24- vjeçari ka nënshkruar për AEL-in e Larisës për 3 sezonet e ardhshme. Skuadra greke e mbylli sezonin e shkuar më vend të 13 dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare shihet si një përforcim për tu ngjitur në shkallët më të larta të Superligës greke.

Albi Alla u grumbullua nga trajneri i kombëtares De Biasi për ndeshjen me Italinë në Palermo, por debutoi në miqësoren me Bosnje Hercegovinën.

Alla është dy herë kampion i Shqipërisë me Skënderbeun dhe Kukësin si dhe fitues i superkupës së Shqipërisë me skuadrën verilindore. 

Albi alla bëhet futbollisti i tretë shqiptar që largohet në kampionatet e huaja pas Rubin Hebajt të Vllaznisë që shkoi tek Domzhale dhe Ylber Ramadanit të partizanit i cili do të aktivizohet tek Vejle në Danimarkë.

Tv Klan