“Dialog të brendshëm përpara negociatave me Beogradin”

Qeveria e Kosovës ka nisur punën për përgatitjen e padisë për gjenocid të Serbisë në Kosovë.  Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përgatitjet janë të mëdha meqë nuk një rast i tillë nuk guxon të humbet.

Ndërsa ka thënë se nuk mund të kërkoj nga Kroacia garanci për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen në Hagë pasi sipas tij shteti në është në gjyq.

“Nuk mund të kërkoj unë garanci nga Kroacia, ka një proces juridik për ata që janë në burg. Nuk është shteti në gjyq. Nuk më takon mua të marrë këso hapash. Do të ishte gabim për shtetin”.

Sa i përket dialogut me Serbinë ka thënë se para se të nis atë me palën serbe duhet të ketë dialog të brendshëm me partitë opozitare. Ka premtuar se shumë shpejt do të arrijë kontigjenti i ri me vaksina më shumë doza sesa kanë arritur deri më tash.

Tv Klan