
Albin Kurti reagon pas eliminimit të Serbisë nga Botërori 2022
22:38 02/12/2022
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas eliminimit të Serbisë nga Botërori 2022.
Përmes një postimi në Facebook, Albin Kurti ka publikuar foton e dyshes së shqiptarëve të Zvicrës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Ky i fundit shënoi sonte edhe golin e parë të ndeshjes në portën e Serbisë.
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Zvicra fitoi me rezultatin 3 me 2 ndaj Serbisë duke kaluar në fazën e 1/16, ndërsa serbët kthehen në Beograd.
/tvklan.al
