Albin Kurti do të shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar do të bëhet sot në orën 18:00, njofton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, Albulena Haxhiu është kandidate për kryetare të organizatës Gratë derisa Behar Jashari për organizatën Rinia.

Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie.

Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ashtu siç ka ndodhur zakonshëm në këtë parti.