Opozita nuk i ndal kritikat për takimin me Vuçiçin

Pas samitit të Vjenës ku mori pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti e që u mbajt vetëm disa ditë pas takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, Kryeministri do të vizitojë Parisin.

Kurti pritet të zhvillojë takim në Paris me Presidentin e  Francës Emannuel Macron. Por kreu i PDK-së Enver Hoxhaj pret që në takimin e Parisit, Kurti të sillet me përgjegjshmëri institucionale dhe shtetërore.

Ka kritikuar qasjen e Kurtit në Samitin e Vjenës dhe takimin me Vuçiçin në Bruksel.

Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj qeverie që me cirkuset e tij diplomatike i manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, ka shkruar Hoxhaj.

Kryeministri Kurti vazhdimisht është kritikuar nga opozita për mosmbajtje të premtimeve që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore siç ishte edhe reciprociteti ndaj Serbisë të cilin ende nuk e ka vënë dhe ka takuar Vuçiçin pa kushte. Por nga qeveria kanë thënë se reciprociteti do të bëhet por gradualisht.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu thotë se nuk është koha për eksperimente dhe duhen ruajtur raportet me partnerët ndërkombëtar.

Tv Klan