Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti tha se pas ardhjes në krye të ekzekutivit do ta nxjerrë Kosovën nga pazaret me Serbinë dhe në çdo takim me ndërkombëtarët do t’i kërkojë Beogradit dëmshpërblim për dëmet e luftës.

Pasi kreu homazhe tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14-vjetorin e demonstratës së 10 Shkurtit, Kurti i shprehu agjencisë KosovaPress vendosmërinë e tij për zbatimin e reciprocitetit.

Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës. Serbia ka kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”, tha ai.

Zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë vitin e kaluar përkeqësoi marrëdhëniet me bashkësinë kombëtare, veçanërisht me të dërguarin e amerikan për dialogun Richard Grenell.

Mosmarrëveshjet me ndërkombëtarët rritën tensionin politik në Prishtinë dhe më 25 Mars 2020, Kuvendi i Kosovës, votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Pak ditë më parë ishte Presidenti amerikan Joe Biden që i kërkoi Presidentit serb Aleksandër Vuçiç njohjen e Kosovës shtet të pavarur në këmbim të ndihmës për integrim të shpejtë në Bashkimin Europian.

Klan News