Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar sot në Shqipëri për shkak se disponon pasaportë shqiptare.

Gjatë një fjale të shkurtër për gazetarët pasi hodhin votën në kuti, Kurti i ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në votime.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur, e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin që e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. /tvklan.al