ALBtelecom si një ndër kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në vend është në përpjekje të vazhdueshme për të pasuruar eksperiencën e klientëve të vetë nëpërmjet shërbimeve të shumta dhe cilësore. ALBtelecom bën pjesë të paketës së vet ALBtv kanalet KLAN HD dhe KLAN Plus HD, duke filluar nga 16 gushti 2019.

Paketa ekskluzive ALBtv, në të cilën KLAN HD dhe KLAN Plus HD janë renditur respektivisht në kanalin numër 2 dhe 3, do të ofrojë edhe mbi 25 kanale të tjera kombëtare e ndërkombëtare.

Mundësia për të ndjekur një gamë të gjerë të kanaleve me muzikë, lajme, sport apo filma, e bën akoma më të plotë dhe argëtuese eksperiencën për të gjithë të apasionuarit pas televizionit. Ajo çfarë e bën akoma më atraktive këtë paketë ekskluzive ALBtv është çmimi prej 999 Lekë, ku përveç kanaleve televizive janë të përfshira edhe 200 minuta komunikim në telefonin fiks, si edhe linja e internetit me një shpejtësi prej 2Mbps.

Shtimi me dy kanalet e “TV Klan” përfitohet jo vetëm nga abonentët ekzistues të ALBtv,  por i ofrohet edhe abonentëve të rinj që dëshirojnë të ndjekin programet e paketës televizive, mundësuar nga ALBtelecom. Me një paketë të tillë dedikuar për ta shijuar të gjithë, abonentët e rinj do të kenë mundësinë të përfitojnë falas marrësin DVB-T2. 

E gjithë kjo mundësi vjen si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të ALBtelecom për të rritur standardin e ofrimit të shërbimeve dhe për të përmbushur pritshmëritë e të gjithë klientëve ekzistues e të rinj, me dëshirën që përdoruesit e shërbimit ALBtv të ndihen gjithmonë të kënaqur.

Për të mësuar më shumë rreth paketave që ALBtelecom ofron, si edhe për t’u përditësuar me të rejat e fundit nga kompania, të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona mund të na ndjekin në faqen zyrtare www.albtelecom.al dhe në rrjetet tona sociale.