Abumi i ri i Bille Eilish, “Happier Than Ever” ka shënuar 39.000 shitje kopjesh brenda kësaj jave duke i dhënë 19-vjeëares suksesin e një tjetër albumi që kryeson listën e Mbretërisë së Bashkuar.

“When We All Fall Asleep, Where Do We Go?’, albumi debutues i saj regjistroi 48.000 shitje në javën e parë, pak më shumë se sa i dyti i cili pati 30.000. 19-vjeçarja është tanimë e para artiste ndërkombëtare që arrin të kryesojë listat me dy albumet e saj të para që pas Lana Del Rey me “Born To Die” dhe “Ultraviolence” në 2012 dhe 2014.

Billie ka falënderuar admiruesit e muzikës së saj për mbështetjen ndaj albumit, i cili ka marrë kritika pozitive nga “The Guardian” dhe “Los Angeles Times” që e kanë cilësuar si një mrekulli.

Kënga “Happier Than Ever” e albumit ndodhet në vend të gjashtë në listën e hiteve të momentit./tvklan.al