“30” në vend të parë, kalon “Voyage” të grupit te famshëm Abba

Albumi i këngëtares Adele i titulluar “30” ka arritur në vendin e parë, duke kaluar edhe grupin e famshëm “Abba” duke u bërë albumi më i shitur i vitit deri më tani. 261,000 shitjet e albumit në tabelën e javës së parë do të thotë se ai kaloi me shpejtësi albumin e rikthimit të grupit pop suedez Voyage, i cili u hap me 204,000 shitje.

Megjithatë, shifrat e shitjeve të albumit te ri te Adele  janë dukshëm më të ulëta se ato të albumit të saj të mëparshëm “25”, të publikuar në vitin 2015.

Albumi “25”, i treti në radhë i saj, u hap me 800,000 shitje në javën e parë, që do të thotë se albumi 30 ka shitur vetëm 32% të albumit paraardhës të këngëtares. Rënia mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e madhe të transmetimit në gjashtë vitet e fundit.

Adele ka bërë të ditur se tekstet e këngëve të albumit të ri kanë të bëjnë me divorcin nga ish-bashkëshorti me të cilin ka një djalë, dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe.

Klan News