Reperja e njohur amerikane Nicki Minaj ka vënë në shënjestër këngëtarët e saj rivalë, Megan Thee Stallion dhe Iggy Azalea në albumin e saj të ri “Pink Friday 2”.
10 herë e nominuara për Grammy publikoi albumin e pestë të shumëpritur në studio në ditëlindjen e saj të 41-të të premten dhe disa prej teksteve të artistëve u interpretuan nga fansat si një ‘diss’ ndaj dy këngëtareve të tjera.
Me Iggy Azalea artistja pati një mosmarrëveshje për një bashkëpunim i cili dështoi.
Albumi me 22 këngë ka edhe bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur përfshirë Drake, Lil Ëayne dhe Future. Fansat kishin kohë që prisnin për këtë album i cili fillimisht se do të dilte më 20 tetor.
Më vonë atë muaj, ajo zbuloi titullin e albumit dhe e shtyu datën e publikimit në 17 nëntor. Në atë periudhë, ajo i siguroi fansat se pritja do ja vlente.
“Pink Friday 2” është një referencë për albumin e saj debutues, Pink Friday, i cili u publikua në 2010.
Klan News