#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Hapësira informuese nëpërmjet dy rubrikave.
Parashikimi i temperaturave si edhe quiz-i i mëngjesit.
Dy ishin temat e diskutuara në programin e dites së sotme
” A duhet të kalojmë Fundjavën me familjen apo tek prindërit ” si edhe” Çfare mendoni se i keni dhënë atdheut “?…
Në pjesen e trete të programit e ftuar në studio ishte këngëtarja Irma Libohova.

#AldoMorningShow

#Aldolipe

#Albanacaushaj

#megilatifi

#irmalibohova

22-vjeçari i virgjër thotë se ka kohë…, Aldo: Do të të plasë dyfeku në dorë, bëj stërvitje

Sot në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan është diskutuar tema: Një fundjavë me familjen, gruan dhe fëmijët apo me prindërit.

Për këtë temë ka telefonuar edhe Kelmenti nga Korca, një djalë 22 vjeç i cili nuk ka dha një përgjigje fikse sepse ishte i pa martuar, por nuk i shpëtoi ngacmimeve të Aldos.

Kelmenti: Tek prindërit do shkoja me pushime.

Aldo: Po ti martuar, i fejuar, me fëmijë?

Kelmenti: Jo, jo.

Aldo: Po të ta mblidhte nusja, të thoshte o me prindërit o me mua, zgjidh?

Kelmenti: Me nusen.

Aldo: Kjo tregon karakter të fortë domethënë?

Kelmenti: Po, po, unë i dua të dy palët.

Aldo: Po ti kë do, s’ke nuse?

Kelmenti: Kur të martohem them unë.

Aldo: Do ndonjë mo?

Kelmenti: Jo.

Aldo: Hë mo hë e kam seriozisht, ta ka dhënë në tru për ndonjë?

Kelmenti: Po jo mo, unë kam gjetur, po se kam bërë kështu, kupton?

Aldo: Nuk e ke bërë sefte?

Kelmenti: E kam bërë planin, po nuk e kam marrë.

Aldo: Planin e kuptoj unë, por e ke bërë sefete apo nuk e ke bërë sefete?

Kelmenti: Jo, jo.

AldoAkoma? Çfarë moshe ke ti?

Kelmenti: 22.

Aldo: Dhe nuk e ke bërë sefte akoma?

Kelmenti: Jo, jo kam akoma kohë unë.  Me moshë çdo gjë.

Aldo: Ke qenë ndonjëherë i lidhur?

Kelmenti: Jo, jo asnjëherë.

Aldo: Po kështu çfarë sheh syri bën dora, apo fare?

Kelmenti: Tani jo, po kam pasur raste por…

Aldo: Mos e lësho veten, shih e bëj se po të kalon koha.

Kelmenti: Po jo mo se kemi kohë ne, 22 vjet ehu.

Aldo: Kalon koha shoku se për më tepër rriten çmimet, kujdes.

Kelmenti: Po mirë o çmimet rriten, po do shtosh e rrogën pastaj?

Aldo: Çfarë pune bën ti?

Kelmenti: Unë jam punë me bagëti shoku. Kam patur lidhje shumë po nuk kam pranuar se jam i vogël prandaj.

Aldo: Shokët e tu e kanë zbrazur dyfekun, ndërsa ti ëhë.

Kelmenti: Po mirë mo është ndryshe, ata janë më të mëdhenj se mua.

Aldo: Pse shokët e tu janë lidhur në moshën 40-50?

Kelmenti: Në moshën 23,24,25 vjeç.

AldoKe dhe një vit liri, këtë po thua?

KelmentiPo këtë po them.

Aldo: Bëj pak stërvitje se të plas dyfeku në dorë.

Kelmenti: Jo mo se kemi kohë, jemi të rinj akoma.

Aldo: Kam hallin e dyfekut, asnjë gjë tjetër.

Kelmenti: Sa të jesh i ri të të bëjë këmba e dora, se pastaj ajo është gjë tjetër.

Irma Libohova tregon se më cilët nga artistët e ri do dëshironte të bashkëpunonte

Në emisionin “Aldo Morning Show”, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Irma Libohova e cila ka treguar se pas 17 vitesh do marrë pjesë këtë vit në “Këngën Magjike”. Ajo zbulon se një skenë që ka parë në realitet e ka kthyer në këngë.

Irma ka treguar gjithashtu se nuk e ka problem të bashkëpunojë me artistët e rinj, ajo i ka të dyja krahët e hapura, mjafton që cilësia të jetë në nivelet e duhura.

Albana Çaushaj: Si i shikon ti artistët e rinj ose me kë do doje të kishe një bashkëpunim?

Irma Libohova: Unë i pranoj të gjitha prurjet e reja vokale dhe krijuese, i vetmi kriter që do doja që gjithsecili në përfaqësimin e vetë të sillte një mesazh. Të kishte art në atë që bën, të përfaqësohej sa më mirë në rrugën e gjatë që pretendon një artist i ri të nisë.

Sa për bashkëpunim, jam krejtësisht e hapur. Të dyja krahët i mbaj të hapura për një bashkëpunim, ku gjithmonë cilësia e produktit të jetë në nivelet e duhura. /tvklan.al