#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Wow! Arlindi dhe Ueda do martohen së shpejti, tregojnë ku do e bëjnë dasmën

Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur më tepër rreth së ardhmes së tyre.

E teksa rrëfenin për planet që kishin përgatitur së bashku, u ndalën edhe tek dasma. Kjo është një temë që ata e kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe e kanë ndarë mendjen që dasma do jetë shqiptare.


Aldo: Ej si e mendoni dasmën?

Arlindi: Afërsisht kështu dhe këtu do jetë.

Ueda: Po.

Aldo: Do e bëni këtu?

Ueda: Po dasmë shqiptare.

Aldo: Apo harxhim kot dasma, ç’e do dasmën? Do lekë vallahi. Më mirë kishit shkuar për qejf me ndonjë vend.

Ueda: E kemi diskutuar, unë jam tepër…

Aldo: E paskeni diskutuar ë?

Ueda: Po e kemi diskutuar, për të ditur pak më shumë shijet e njëri-tjetrit. Unë për shembull nuk jam tip që më pëlqejnë dasmat shumë shumë të mëdha. I kam qejf më të vogla, me njerëzit më të afërt.

AldoEdhe lekët i harxhoni kot. Më mirë ikni hallakateni me ndonjë vend sesa… apo duhet?

Arlindi: Diçka e vogël normalisht që duhet, por jo ndonjë ekzagjërim.

Aldo: Duhet plako, duhet për prindërit pa diskutim.

Arlindi: Ai është pikërisht aspekti që doja të thoja.

Aldo: Duhet të bësh nxehmje, duhet të bësh stërvitje. Se ti nuk di me kërcyer për shembull këngë popullore?

Arlindi: Unë e…

Aldo: Ti po, ti e di unë.

Ueda: Unë di po.

Aldo: Seriozisht?!

Ueda: Po, kam mësuar shumë në vilë.

“Sot në darkë për Gjermani”, çifti tregon planet dhe surprizën e familjes së Arlindit për Uedën

Të fuar në studion lëvizëse këtë të premte në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kanë qenë fituesit e edicionit të parë të “Love Island Albania”, Arlindi dhe Ueda.

Ata folën për marrëdhënien e tyre dhe treguan detaje të reja rreth planeve që kanë përgatitur. Çifti tha se sot në darkë kanë për të shkuar në Gjermani së bashku, për të takuar familjen e Arlindit.

E meqë po flasim për këta të fundit, Ueda u shpreh se kur u takuan në fillim, ata i kishin bërë një surprizë shumë të bukur dhe e bënë atë të ndihej shumë mirë, tamam si “vajza e tyre“.


Aldo: Si po ju duket tani jashtë shtëpisë?

Ueda: Besoj se jemi duke marrë një frymë të re jashtë vilës, Jo, shumë bukur jemi duke shkuar, jashtë mase.

Aldo: Jeni takuar me rob e me njerëz e me të gjitha?

Ueda: Po me të gjithë me thënë të drejtën. Me familjen e Arlindit, me familjen time.

Aldo: Çfarë thua ti më? I paskeni bërë këto ë?

Ueda: Po, nuk i kemi bërë të afërmit akoma sepse babin e kam në Londër dhe prindërit e Arlindit janë në Gjermani.

Aldo: Po do takoheni?

Ueda: Do shkojmë nesër në Gjermani.

Aldo: Takohuni në Francë më. Rrini në mes. Po mirë, ti ke takuar njerëzit e Arlindit. Kaq të bukur janë ata sa Arlindi?

Ueda: Shumë të bukur. Janë shumë njerëz të mirë, ndihem si vajza e tyre. Jam shumë e lumtur.

Aldo: Çfarë thoshin pash Zotin?

ArlindiNjë dhuratë direkt. Realisht ishte shumë gjë e bukur.

Aldo: Çfarë ju sollën dhuratë?

Ueda: Një lule. Orkidenë.

Arlindi: Me një kartë poshtë që shkruante: ‘Welcome to the family’ (Mirë se erdhe në familje).

Ueda: U ndieva shumë mirë. Nuk e di si kam me e sjellë në Gjermani se ndoshta më thonë për ta lënë në aeroport. Por ishte shumë e bukur.

Aldo: Ti çfarë ke bërë aty për prindërit e Arlindit? Duhet me menduar dhuratat.

Arlindi: Ka kohë.

Aldo: Na ka ardhur nusja, se nusja nuk mund të vijë me duar në xhepa.

Ueda: Kam ardhur vetë, jam në krah të tij.

AldoT’ju jap një ide?

Ueda: Po.

Aldo: Nesër niseni juve?

Ueda: Po, nesër.

Arlindi: Jo sot

Ueda: A sot më fal, sot në darkë.

Aldo: Gjej kavanoz me mjaltë dhe çojua.

Ueda: Nuk ka me qenë surprizë tani që e the ti. /tvklan.al