#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Gjermania nuk ‘shkëlqen’ në testin PISA, premton 20 miliardë euro investim në arsim

Rezultati i testit PISA është një prej temave “të nxehta” aktualisht në Gjermani. Bahri Cani nga Deutsche Welle në lidhjen e drejtpërdrejtë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegon se Gjermania doli në vendin e 25-të.

Për Gjermaninë ky është rezultati më i dobët nga 80 vendet pjesëmarrëse në test. Rezultati është cilësuar si “dramatik” dhe po vlerësohen disa prej shkaqeve që kanë ndikuar.

Bahri Cani: Gjermania është për momentin më mirë se Franca, Spanja apo Italia, por është shumë më dobët nga Singapori, Koreja e Jugut apo Japonia që janë në vendet e para. Sa i përket shkaqeve, si ilustrim për shembull Gjermania ka diku te 100 pikë më pak se Singapori i cili është në vendin e parë, por më e keqja është që ka shënuar një minus 25 pikë në vitin 2022 kur janë bërë këto matjet e fundit.

Nga shkaqet e kësaj gjendjeje dramatike dhe skandaloze siç quhet në disa media, janë disa: pandemia, korona, mbyllja e shkollave kur të gjithë ne mbylleshim dhe nuk shkonin as fëmijët në shkollë. Pastaj numri i madh i nxënësve me origjinë të huaj sepse 39% e pjesëmarrësve në PISA kanë qenë me origjinë të huaj, por mos të harrojmë edhe një gjë tjetër, varfëria te fëmijët sepse rreth 40% e fëmijëve në Gjermani janë të varfër ose të paktën ashtu quhen, ndërsa 54% e tyre janë me origjinë të huaj, këto janë disa prej shkaqeve përse në Gjermani ka patur rezultate më të dobëta.

Cani shton se ministrat e arsimit të landeve janë mbledhur për të diskutuar se si mund të përmirësohet situata dhe janë ndërmarrë masa të menjëhershme.

Bahri Cani: Autoritetet kanë premtuar menjëherë 20 miliardë euro investime, kanë premtuar se do të merren masa për mësimin më të mirë të gjuhës që nga kopshtet e pastaj edhe nëpër shkolla.

Parashikuesja sheh fatin e “Aldo Morning Show”, moderatori mbetet ‘gojëhapur’

Në lidhjen e drejtpërdrejtë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Zogu i Tiranës shoqërohet nga një parashikuese fati. Parashikuesja, emri i së cilës është Marika ka zgjedhur të ruajë anonimatin e saj përmes një maske.

Zogu i Tiranës tha ditën e hënë se është rritur numri i njerëzve që shkojnë të shohin fatin dhe lavdëroi parashikuesen Marika. Ajo mund të parashikojë përmes metodave të ndryshme, por fatin e emisionit e sheh përmes letrave të bixhozit.

Marika: Në 2024 do të ketë shumë shikueshmëri dhe më tepër sukses. Keni projekte të reja për sa i pëket emisionit ”Aldo Morning Show”.

Aldo: Ou nga i mori vesh kjo?

Zogu i Tiranës: O lali është njëshi!

Marika: Do shtoni diçka më tepër në emision…

Aldo: Nga e mori vesh kjo? Keni folur ju? Si ka mundësi?

Marika: Do shtoni prapë stafin, do ta zgjeroni emisionin në 2024.

Aldo: Do zgjerohet autobusi apo emisioni?

Marika: Do të kesh shumë projekte të reja sa i përket emisionit tënd. Nuk e di çfarë diskutoni aty në staf…

Aldo: Po kemi folur ca gjëra.

Marika: Në 2024 emisioni yt do ketë shumë sukses, do bëjë bujë në 2024.

Zogu i Tiranës: Edhe më shumë.

Aldo: Amin. Si ka mundësi, jo më larg se dje pasdite po diskutonim pikërisht këtë. Nga e mori vesh kjo? O Zogu mos ke folur ti?

Zogu i Tiranës: Jo për Zotin e madh, vdeksha!

Aldo: Po si ka mundësi nga e mori vesh kjo?

Marika: Të betohem unë me Hermesin nuk kam diskutuar asnjë gjë.

Aldo: Ua, po dje pasdite po flisnim që thoja unë ta heqim Zogun, ta heqim Zogun, ja urdhëro, doli!