#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

 “Djali i Fidelit është ai në mes të vajzave”, Ylli flet për pasionin tjetër të të birit

Pasi ndau eksperiencën me djalin, i cili u angazhua në not në moshën 9-vjeçare, Fidel Ylli tregon edhe për një pasion tjetër të të birit. Aktualisht Devi jeton në SHBA ku po ndjek një ëndërr tjetër, të ndryshme nga sporti, muzikën nën emrin Big Cruz. Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u transmetua klipi i tij, paksa ‘pikant’ dhe Fidel Ylli zbuloi diçka rreth karrierës të të birit.

Aldo: Ky është çuni i Fidelit, është ai në mes, mes atyre gocave, por kjo nuk ka lidhje me notin, kjo ka lidhje me hobin tjetër. Si po shkon djali me këtë muzikën e gjërat?

Fidel Ylli: Shiko unë i vura një kusht, i thashë që ne nuk kemi ardhur në Amerikë që ti të bëhesh muzikant ose të bëhesh notar. Ne kemi ardhur që ti të bëhesh një student i mirë, të marrësh diplomën, që të jesh i devotshëm për veten tënde dhe për shoqërinë. Pastaj patjetër, edhe notin, edhe muzikën, edhe hobin që ke aty i ke, të kesh mundësi që ti të gjitha t’i bësh, por shkolla për ne ka qenë prioritet. Kjo ka qenë vajtja jonë sepse ai i kishte të gjitha të mirat në Tiranë. Por meqenëse u dha një mundësi, na doli një lotari amerikane dhe ne të mos e humbnim këtë shans, bëmë një sakrificë për këta fëmijë që t’i shkollonim.

Aldo: Edhe këtë që thua hobi ti, ku i dihet.

Fidel Ylli: Po pikërisht,nuk i dihet. E ka marrë një kompani tani që është duke e menaxhuar.

“Po bëhej gati obez dhe u kthye në një topmodel”, Fidel Ylli ndan episodin me djalin

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli gjithmonë ka vlerësuar dhe bërë thirrje të forta për aktivizimin e fëmijëve në sport. Prindërit kanë një tendencë që përgjithësisht t’i aktivizojnë fëmijët në kurse gjuhësh të huaja për të zhvilluar intelektin e tyre apo për t’i përgatitur edhe për një të ardhme jashtë vendit.

Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Ylli ndan eksperiencën e tij me djalin, Devin me shpërnguljen në SHBA. Ai thotë se vuri re që djali po shtonte peshë dhe vendosi ta aktivizonte në sport, edhe pse ai nuk kishte dëshirë por ndryshimi ishte i dukshëm dhe i pashmangshëm.

Fidel Ylli: Ishte në një moshë rreth 9-10 vjeç dhe kishte filluar të bëhej obez, e shihja te barku duke ngrënë këto patatinat, ushqimet e McDonald’s e këto dhe këto janë shumë të dëmshme për organizmin. Në një moment bashkëshortja ime e fut në not. I thashë do të zgjedhësh një sport Dev. Po ai notin e mendonte se ishte kështu po shkoj po lahem një çikë në pishinë e kaq.

Ne e futëm në një ekip profesionist në Uashington dhe në moment, një ditë, dy ditë, tre ditë këtij filloi t’i dhembte barku sepse u lodh. Sporti i notit kërkon përgatitje sepse do bësh 4 herë 100 metra, 4 herë 50  metra, është një sport specifik që kërkon shumë ngarkesa fizike. Ne arrijmë ta kuptojmë fëmijën tonë dhe nusja i thotë trajnerit që “ky bën kot, nuk ka asnjë gjë nga barku. Ah kështu është puna? Tani ma lini mua”, tha. Nga ai moment, e mori trajneri në dorë dhe po të shikosh, unë s’i solla fotografitë me vete të Devit, por nga momenti që ka filluar në 2005, të shikosh në 2006, 2007, 2008 deri në 2013 ti të shikosh një ndryshim që nga një fëmijë gati po bëhej obez në një topmodel, muskujt fibër sepse sporti të zhvillon dhe mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

Jeton në shtëpinë e nuses, dhëndri në konflikt me kunatin: Si e çon rrogën e motrës time te familja jote?

Dhëndri i një familjeje në Durrës është përfshirë në një konflikt me njëri prej kunetërve. Dhurata thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se rrogën e bashkëshortes dhëndri e merrte dhe ia dërgonte familjes së tij. Kjo ka qenë arsyeja e debatit mes dy anëtarëve të familjes prej 7 personash.

Dhurata: Dhëndri i cili ishte futur prej 2 muajsh në familjen e vajzës, jetonin të gjithë bashkarisht, familja përbëhet prej 7 vetësh dhe kështu ka lindur debati midis kunatit të vogël dhe dhëndrit në fjalë, mirëpo arsyeja ka qenë që ky i merrte lekë vajzës, pra bashkëshorti i merrte rrogën gruas dhe ndërkohë i shpenzonte për njerëzit e vet. Pra rrogën e kësaj e çonte te familja e tij. “Tani dale se je duke jetuar te ne, si mund ta çosh rrogën e motrës time te familja jote” dhe këtu ka lindur debati sepse njëherë u justifikua që “po i ndihmoj se këtë muaj janë keq”, mirëpo edhe muajin e dytë nuk mund të jetë e njëjta gjë. “Ose ço rrogën tënde, ose bëj dy punë, okej ndihmoji”.

“Dasmë si në ‘97”, Albi: Djali e rrëmbeu 28-vjeçaren, prisnin të kërciste arma

Një dasmë në Vlorë është zhvilluar në rrethana të pazakonta. Albi, korrespondenti i Vlorës i “Aldo Morning Show” në Tv Klan, tregon  se çifti i cili nuk ishte nga ky qytet kishte zgjedhur që dasma të bëhej në një ambient aty. Por djali e ka rrëmbyer vajzën sepse familja e saj nuk ka qenë dakord. Për këtë arsye, ditën e dasmës janë zhvilluar kontrolle të rrepta ndaj kujtdo sepse pritej edhe përplasje me armë.

Albi: Një dasmë që është bërë në Vlorë na ka kthyer pas në kohë në dasmat që bëheshin në vitin ’97. Një çift i cili nuk ishte nga qyteti i Vlorës, por kishte zgjedhur Vlorën që të bënte ceremoninë e dasmës.

Aldo: Po çfarë u bë aty?

Albi: Këtu ndodhi e gjithë historia për faktin se vajza, nusja ishte e rrëmbyer.

Aldo: Si e rrëmbyer?

Albi: E rrëmbyer në faktin që prindërit e saj nuk donin që kjo të martohej me këtë person dhe ky e ka rrëmbyer,  gjithmonë me miratimin e vajzës. Kanë patur edhe një konflikt më përpara ku dhëndri sipas të dhënave që kam, ka ngelur pak i plagosur në këmbë nga ‘sqarimi’  i kunetërve.

Aldo: Janë dashur?

Albi: Janë dashur aq shumë por që dashuria e tepërt të çon në situata të tilla.

Aldo: Çfarë moshe është goca?

Albi: 28.

Aldo: Urime për emisionin!

Albi: Në momentin që ka filluar dasma, ceremonia të parët që kanë shkuar në lokal kanë qenë DJ dhe kameramani. Në momentin që ata kanë shkuar, te dera kanë qenë diku te 4-5 veta të cilët i kanë bërë një kontroll të imtësishëm. Ata kanë ngelur shumë të habitur për faktin se “na kanë bërë dhe herë të tjera në atë lokal, por jo me këto kontrolle,  me këto gjëra”.

Aldo: Edhe në ambasadë s’të kontrollojnë kështu.

Albi: Në momentin që janë futur brenda, kanë vazhduar atë por gjithmonë si me gjak të ngrirë DJ dhe kameramani, por kur kanë marrë vesh që ata prisnin që nga momenti në moment të vinte familja e vajzës dhe aty të kërciste dhe arma.

Aldo: Për qejf.

Albi: Ajo dihet, për qejf, gjithmonë për qejf./tvklan.al