#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

“I thashë vetes rri mi dreq, mbylle gojën aty”, telefonuesja tregon ‘gafën’: Ç’më duhej mua?

Lida, një telefonuese e përhershme e programit “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan është e mendimit se në raportet me fëmijët dhe partnerët e tyre, prindërit duhet të kenë kufi. Për këtë të fundit, ajo ndihet se e ka tejkaluar disa herë dhe është penduar disi, ndaj këto e kanë bërë t’i qëndrojë mendimit se është më mirë që fëmijët të jetojnë veçmas prindërve të tyre dhe jo bashkë me ta.

Lida: Unë  për veten time e kam ndarë mendjen me dy eksperienca që kam. M’u desh të kujdesem për vajzën e vogël të vajzës disa muaj. Dashuria është e pamatë, por ne duhet të caktojmë kufijtë tanë. Në në një çift që bashkëjeton me njëri-tjetrin, ne duhet të caktojmë kufijtë. Shiko çfarë gafe kam bërë unë.

Aldo: Ke bërë gafë?

Lida: Vajza u sëmur  një natë, i ati mjek, gjyshi dhe gjyshja nga babai mjekë dhe unë do t’i thoja dhëndrit tim “se mos ka këtë vajza?” Ç’më duhej mua, kush jam unë që të jap një diagnozë?

Aldo: Çfarë, u mërzit dhëndri?

Lida: Edhe i thashë vetes time, rri mi dreq, mbylle gojën aty se janë tre mjekë në shtëpi. Iku kjo.

Aldo: Me ç’po kuptoj unë, dhëndri të paska kthyer ndonjë përgjigje.

Lida: Absolutisht, unë e kam dhëndrin që do doja të kisha djalë ashtu, jo dhëndër, kupton? Ndonjëherë i them, sinqerisht i them,  më fal nëse unë e shkel, por është dashuria e verbër që ndonjëherë bën dëm për nipin dhe mbesën, është e padiskutueshme. Se unë fëmijët e mi i kam rritur me ca rregulla, me atë nuk e di çfarë kam, le të bëjë çfarë të dojë, unë them ajo për qejfin e vet.

“Jetën time e kam bërë tani në pleqëri”, 72-vjeçarja: Burri më ka vdekur, ku s’kam bredhur

Një qytetare nga Tirana, Fatimja, duket se e ka shijuar më së shumti  kujdesin e fëmijëve ndaj saj. Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan  ajo tregon se ka 3 vajza e një djalë dhe jeton në shtëpinë e këtij të fundit. Fatimja shprehet shumë e lumtur për këtë sepse nusja dhe djali i saj kujdesen shumë për të dhe madje ka nisur të shijojë jetën në pleqëri.

Fatime: Jam shumë e lumtur për hyzmetin që më bëjnë fëmijët dhe nusja në shtëpi. Kam një çun të mrekullueshëm që në jetën time, në rini unë nuk kam bërë atë qejf, unë e kam bërë tani në moshën 72 vjeç se burri më ka vdekur.

Aldo: S’e kuptova, dhe njëherë, çfarë ke bërë?

Megi Latifi: Jetën e saj.

Aldo: Ah jetën, po.

Fatime: Jetën time e kam bërë tani në pleqëri.

Aldo: Po  çfarë ke bërë tani në pleqëri?

Fatime: Ku s’kam dalë e ku s’kam bredhur.

Aldo: Vërtet?

Fatime: Po.

Aldo: Nga ke qenë mi?

Fatime: Ku s’kam vajtur. Të gjithë vendet e Shqipërisë.

Aldo: Je kënaqur.

Fatime: E kam atë çunin ma faltë Zoti, i ka dhënë Zoti një çun e një gocë.

“Dua t’i kem prindërit sa më afër”, telefonuesja nga Hollanda: Kam sakrifikuar 13 vjet të jetës

Gliserda, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, është e vendosur që prindërit e saj t’i ketë pranë vetes. Prej një viti e gjysmë, ajo jeton në Hollandë së bashku me partnerin dhe për të është e rëndësishme që t’i dhurojë prindërve një jetë të qetë.

Gliserda: Personalisht, për mendimin tim unë kam sakrifikuar 13 vjet të jetës time dhe ende po sakrifikoj që një ditë ta realizoj ëndrrën dhe dëshirën që kam, t’i kem prindërit sa më afër.

Aldo: Do i marrësh në Hollandë?

Gliserda: Po.

Aldo: Po çfarë do bëjnë aty ata?

Gliserda: T’i kem unë afër, të jetoj e lumtur dhe e di që dhe ata do jenë të lumtur. Janë në një moshë që nuk mund të bëjnë dot asgjë përveçse të na shijojnë ne dhe të shijojnë jetën, të relaksohen.

Gliserda ka jetuar prej vitesh në Greqi, ndërsa atje tashmë jetojnë prindërit e saj. Ajo shton se ndryshe nga marrëdhënia që ka ajo me prindërit, nuk vlen e njëjta gjë për partnerin.

Aldo: Ti ke folur dhe me partnerin tënd besoj dhe ai thotë s’ka problem?

Gliserda: Patjetër, po.

Megi Latifi: Po prindërit e partnerit jetojnë afër jush?

Gliserda: Jetojnë afër, po. Por që nuk kanë të njëjtën marrëdhënie siç e kam unë me prindërit e mi. Jam unë ajo që insistoj që ai të shkojë sa më shpesh t’i takojë.

Aldo: E marr vesh. Keni pasur kështu, gërr-vërre ndonjëherë, në kuptimin që po hë mo, le nam me prindërit, dhe ti!

Gliserda: Jo, jo, absolutisht. Ai thjesht e admiron këtë marrëdhënie që unë kam me prindërit.