#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Më mirë e fundit në “Big Artist” apo e para në “New”, zgjedh Orgesa Zaimi

Nisur nga tema e “Aldo Morning Show” në Tv Klan nëse është më mirë të jesh i pari i fshatit apo i fundit i qytetit, Orgesa Zaimit iu drejtua një pyetje ndryshe. Duke qenë se këtë vit ajo merr pjesë në “Kënga Magjike”, a do të preferonte që në një kompeticion të tillë të ishte e para në kategorinë “New Artist” apo e fundit në “Big”?

Orgesa Zaimi: E di sa emocionuese është të jesh e para në “New Artist” se domethënë nuk e kam provuar tamam-tamam kështu që të fitoj në një kategori “New Artist”, por i kujtoj ato emocionet e bukura dhe i kujtoj ato që pëlqeheheshe, kishe një këngë të mirë dhe njerëzit thoshin “u, ajo e reja” ose “u ajo e vogla”. Kështu që mendoj se secila ka vendin e vet. Edhe e fundit po të jesh në “Big Artist”, kënga të pëlqehet dhe ti të lësh gjurmën tënde, nuk ka asnjë problem.

Megi Latifi: Ti tani do zgjedhësh se pyetja është për zgjedhje.

Aldo: Në aspektin teorik e shpjegove shumë mirë. Tani zgjidh.

Orgesa Zaimi: Okej, meqenëse mosha është vetëm një numër, do doja të isha e para në “New Artist”.

“Tentova dhe dështova”, Orgesa Zaimi: Ngela shtatzënë në momentin që mendoja se…

hprehjen “më mirë i pari i fshatit apo i fundit i qytetit”, tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Orgesa Zaimi e lidh me jetesën jashtë. Nisur nga eksperienca e saj, ajo thotë se jashtë nuk do të ishte një emër i njohur apo të kishte fansa, ndryshe nga çfarë i ka ofruar Shqipëria në karrierën e saj.

Këngëtarja thotë se i beson shprehjes “guri i rëndë në vend të vet” dhe nuk është penduar për zgjedhjen e saj për të qëndruar, edhe pse erdhi si një “tentativë e dështuar”.

Megi Latifi: Nuk e ke menduar ndonjëherë të sfidohesh si shumë artistë të tjerë, ta tentosh njëherë?

Orgesa Zaimi: Tentova dhe dështova.

Aldo: Dështove me sukses.    

Orgesa Zaimi: E di pse dështova? Dështova sepse në momentin që unë mendoja që… domethënë isha në planin që ndahesh, do merresha me turne, do filloja të promovoja albumin tim në anglisht dhe ngela shtatzënë. Këtu ishim.

Megi Latifi: Tentove, dështove, fitove në fund.

Aldo: Fajtori nuk është i panjohur.

Orgesa Zaimi: Pa diskutim që zgjedhja ime ishte absolute, unë gocën tani e kam10 vjeç dhe thjesht e adhuroj dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen më të mirë sa herë e shoh atë./tvklan.al