#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Kujt i ka ngjarë Gaia? Olta Boka tregon testin “inteligjent”

Prej moshës 20-vjeçare, Olta Boka shprehet se e ka ndierë veten gati për të qenë nënë. Sigurisht, vendimin nuk e mori asokohe, por rrëfen në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se familja ka qenë gjithnjë një orientim i saj.

Prej dy vitesh, Gaia i ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen dhe qenien, 24 orët e ditës ia ka kushtuar së bijës. Ajo ka nisur tashmë të flasë dhe kjo lindi edhe pyetjen se kujt i ka ngjarë  dhe këtë të fundit,  Olta e ka provuar me një test “inteligjent”.

Olta Boka: Është një llafazane e vogël, që vetëm flet.

Aldo: Po kujt i ka ngjarë?

Olta Boka: Po ku di unë, njerëz thonë që i ka ngjarë Ivit, njerëz të tjerë thonë “oh sa të ka ngjarë ty”. Mua më duket një miks, me thënë të vërtetën.

Aldo: Është e tmerrshme kjo gjëja kur vijnë të thonë, “ua kopja e babait, i ngjajnë gocat baballarëve”, sado që nuk e thua, i fut një të qeshur.

Olta Boka: Po, e vërtetë është. Kur isha shtatzënë doja shumë që t’i ngjante fizikisht e në çdo gjë, Ivit. Kur e linda, më vinte keq mos të më ngjante dhe mua. Pastaj fillova të shihja, ndoshta subjektivisht, ndoshta objektivisht, se ka njerëz që ma përkrahin teorinë, që më ngjante dhe mua. Dhe thashë tani kjo më ngjan dhe mua, pse mos ta dua unë të më ngjajë dhe mua. Pastaj them shihe çikë këtë foton, shihe, shihe. Madje kam bërë edhe një test.

Dikush që më thoshte që nuk të ngjan fare, i kam treguar foton time kur kam qenë e vogël dhe i them unë ja ky është Ivi. Edhe tha,” e sheh pra që nuk të ngjan fare ty?” Aty thashë po, Olta, bravo se në fakt isha unë dhe më ngjante dhe mua.

“Zhdukja ime më e bukur”, Olta Boka: Isha lodhur nga…

Në një intervistë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Olta Boka tregon të gjitha arsyet pse nuk e kemi parë më në skenën muzikore. Plani më i fundit ishte për të qenë pjesë e edicionit të këtij viti në “Kënga Magjike”, por për disa arsye teknike pjesëmarrja është shtyrë. Ndërkohë, çfarë ka ndodhur gjithë këto kohë me Olta Bokën, e cila ka dhënë pak intervista, ndan postime të kuruara në Instagram, por pse zgjodhi të zhdukej?

Aldo: Ku u zhduke o gocë?

Olta Boka: Me thënë të vërtetën, ka qenë zhdukja ime më e bukur dhe që e kam shijuar.

Aldo: Le të themi që je bërë pak egoiste.

Olta Boka: Po vërtet, jam bërë pak egoiste dhe e shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet çikë titulli i të qenurit  mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe tani qëllimet që i kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër, kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakterialisht, mendoj që kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zhdukja ime më e këndshme, që e kam shijuar.

Aldo: Me këtë përgjigje nuk duhet të tremben njerëzit që s’do merresh më me muzikë?

Olta Boka: Jo, aspak. Kjo zhdukja ime më ka rritur më shumë dëshirën dhe dashurinë më të madhe për të qenë pjesë.

“Lashë vajzën 9 vjeçe dhe emigrova”, telefonuesja: E rritën prindërit e mi

Moza, një qytetare nga Vlora, tha mendimin e saj në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për temën e ditës, nëse prindërit tanë e kanë pasur jetën më të vështirë apo është brezi i sotëm ai që vuan më shumë. Telefonuesja është e mendimit se brezi i mëparshëm ka mundur të shijojë fëmijët, ndërsa sot kjo nuk ndodh dhe këtë e mbështet në përjetimin e saj personal me vajzën.

Moza: Nuk arrita dot t’ia bëj vajzës time sepse e kam lënë 9 vjeçe dhe kam emigruar. Tani që unë dua ta shijoj vajzën time, vajza ime u rrit, është 26 vjeçe dhe ka emigruar për veten e saj në Angli.

Aldo: Domethënë ti e le vajzën 9 vjeç dhe ike në emigracion?

Moza: Po.

Aldo: Ku e le?

Moza: Kam qenë në Mykonos. Vajza sot është 26 vjeçe, është rritur dhe ka emigruar në Angli. Unë nuk jam pas vajzës.

Aldo: Vajzën kush e rriti?

Moza: E rritën prindërit e mi.

Aldo: Ti ia le vajzën prindërve të tu?

Moza: Po, dhe emigrova. Në moshën 23 vjeçe, vajza mori pasaportën greke dhe ka emigruar në Angli.

Aldo: Po tani kush ka bërë sakrificë më të madhe, prindërit e tu apo ti?

Moza: Më duket se nga ana shpirtërore po e bëj unë sakrificën më të madhe. Nga ana ekonomike e kanë bërë prindërit e mi për të na plotësuar ne nevojat, por nga ana shpirtërore prindërit tanë ishin plot me dashuri nga fëmijët, kurse unë sot jo, jam bosh./tvklan.al