#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Tito: M’u shfaq ‘Zoti’ në ëndërr dhe më tha do të të bëj të përjetshëm, zgjidh 30 njerëz…

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, është diskutuar tema “a kanë kuptim, a i besoni dhe a duhen besuar ëndrrat?”. Në një video call ka qenë edhe një qytetar nga Tirana i cili quhet Tito dhe ka treguar një nga ëndrrat që ka parë së fundmi. Në një lidhje direkte ka qenë edhe astrologia Liza Gjika e cila ka shpjeguar dhe ëndrrën e Titos.

Tito: Ëndrra ime e fundit është sikur mu shfaq dikush që nuk mund ta përshkruaj dot se ç’ishte. Dikush mund të thoshte Zoti.

Aldo: E çfarë të bëri ai?

Tito: Unë ty do të të bëj të përjetshëm, të jetosh sa të duash, por me një kusht që duhet të zgjedhësh një njeri që të jetosh me të dhe për këtë duhet të mendohesh 24 orë dhe të më kthesh përgjigje. Unë në moment i thashë që nuk ka pse të mendohem 24 orë se nuk mund të jetoj dhe nuk e dua këtë përjetësinë me një njeri. Më tha zgjidh 30 njerëz dhe mendohu e më kthe përgjigje . I thashë jo përsëri, nuk kam pse të mendohem sepse me 30 njerëz nuk jetoj dot.

Aldo: Tito është e sigurt që nuk ka qenë Zoti plak, se s’mund t’i thuash Zotit jo.

Tito: Të lutem kjo është ëndërr dhe nuk mund ta paragjykojmë.

Liza Gjika: Jo, jo nuk paragjykohet ëndrra. Ndoshta ke kaluar një fazë jo shumë të mirë, me disa problematika të vogla, dhe në kohën e qetë ti ke parë ëndërr në orët e para të mëngjesit që i mban mend të gjitha këto. Janë disa ëndrra që dalin si i shikon, janë disa ëndrra kalimtare, kështu që nuk duhet t’i vëmë shumë rëndësi ëndrrave.

Tito: Jo unë nuk i vë rëndësi ëndrrave, por i vë rëndësi realitetit tim. Unë nuk jetoj dot pa njerëz, e tillë natyrë jam. Edhe sikur me të vërtetë të ma bënte këtë ofertë dikush dhe kjo të bëheshe realitet, unë nuk do ta pranoja. Kjo pasqyron atë që unë jetoj dhe jam. 

“Doja të abortoja fëmijën, më del në ëndërr e më thotë të lutem mos më vrit”

Në emisionin “Aldo Morning Show”, është diskutuar tema “a kanë kuptim, a i besoni dhe a duhen besuar ëndrrat?”. Në një telefonatë ka qenë edhe një zonjë nga Bergamo, Zamira, e cila shprehet se i beson shumë ëndrrave dhe kjo për shkak të një ëndrre të vjetër që ka parë kur ishte shtatzënë me djalin e saj të vogël.

Aldo: Beson apo nuk beson tek ëndrrat?

Zamira: Besoj dhe besoj shumë. Para disa vitesh, kur kam qenë shtatzënë e kam parë një ëndërr, doja ta hiqja djalin tim të vogël që tani e kam 31 vjeç. Më doli në ëndërr kur punoja në metalurgjik, më doli në ëndërr sikur unë po lëvizja në një tip kanali aty tek puna ime, me një shkop dhe sikur më kap ky fëmija dhe tha mos më vrit, mos më vrit dhe e vendosa që nuk do ta heq dhe djali mashallah, e kam 31 vjeç.

Aldo: Liza ka sens kjo që thotë zonja?

Liza GjikaPatjetër që ka sens, po është mendimi i saj në kundërshtim me shpirtin. Ajo në mendje e kishte atë veprim për ta bërë, kushtet, hallet, situata si ndodhej, por shpirti nuk e lejoi, shpirti qe shumë i dhembshëm.  /tvklan.al