#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

“Kemi 4 vjet që s’flemë në një krevat, flija në sallon”, 48-vjeçari në SHBA: Ndryshoi Dollarin me barin

Fiqo, një telefonues nga SHBA në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, i cili prej 25 vitesh jeton e punon përtej oqeanit si shofer tregoi historinë e tij me ish-bashkëshorten. Çifti me origjinë nga Sheqi i Fierit është divorcuar dhe Fiqo thotë se për 4 vite flinin të ndarë. Tani ish-gruaja kërkon t’i marrë para sepse ai ka qenë edhe motivi i divorcit.

Fiqo: Kam 25 vjet në Amerikë, mora gruan po nga Sheqi, 16 vjet, kam një vajzë, më ndau po për hakmarrje. Do të hakmerret, të më marrë paratë, të më marrë maunen, të tëra i do.

Aldo: Seriozisht e ke?

Fiqo: Për kokë të çupës,  s’të gënjej.

Aldo: Ua, po ç’pati?

Fiqo: Po ku di unë, si ajo puna jeshile që të thashë, ndryshoi Dollarin me barin.

Aldo: E qartë. Megjithatë, Fiqo, ti çfarë moshe ke?

Fiqo: Vëllai jot është 48 vjeç.

Aldo: Ndoshta jeni zënë për pak dhe janë zënka kështu të vogla?

Fiqo: Jo, të keqen, kemi 4 vjet që s’flemë në një krevat, ajo flinte në krevat, unë flija në sallon.

Aldo: Jetoni bashkë apo jo?  Jeni në një shtëpi?

Fiqo: Jo, jo, jemi ndarë shqyyr Zotit, Perëndia…

Aldo: Je ndarë edhe me letra mo?

Fiqo: Me letra, me të tëra, vetëm jeshilen s’ia kam dhënë.

Aldo: Kjo ishte arsyeja mo, paraja?

Fiqo: Paraja t’u bëfsha. Gjynah në Perëndia!

Nëna i rrëfen vajzës lidhjen jashtëmartesore, ajo i merr të dashurin: Po tentove të na ndash…

Dhurata, korrespondentja e Durrësit e programit “Aldo  Morning Show” në Tv Klan, habiti moderatorin  me një histori të habitshme. Nëna i ka rrëfyer vajzës së saj 22-vjeçare për lidhjen jashtëmartesore dhe më pas e ka prezantuar me burrin që takohet fshehurazi bashkëshortit.

Vajza është lidhur me këtë burrë dhe tani e kërcënon nënën se nëse ajo tenton t’i ndajë, atëherë ajo do t’i tregojë të atit për tradhtinë  ndaj tij. Nënë e bijë nuk flasin më me njëra-tjetrën prej kësaj ngjarjeje të pazakontë.

Dhurata: Kemi një lajm shumë të rëndësishëm, është për të ardhur vërtet keq pasi nëna i tregon vajzës  për të dashurin që ka, ndërkohë që ka edhe burrin. Tani, pas 2 muaj kohëzgjatje që ajo i ka treguar, pasi kanë dalë edhe nja dy herë të tre, tashmë ky zotëria ka të dashur vajzën e zonjës dhe është larguar nga zonja. Kjo gjë u zbulua pasi vajza ia ka treguar vetë të ëmës.

Aldo: Një minutë, kjo është reale apo…

Dhurata: Është reale Aldo, mos të flasim a janë reale se seriozisht, unë i kam të gjitha reale.

Aldo: Duket e pabesueshme mi zemra, duken çudira kështu…

Dhurata: Çudira, por ja që është e vërtetë dhe këtë e di shumë mirë sepse kam njerëz të brendshëm te ky çift.

Aldo: Janë persona që njeh?

Dhurata: Po, tashmë zonja nuk flet as me të bijën, as me atë, jo e jo normalisht, por po e kalon shumë keq.

Aldo: Të  bijën kush ia prezantoi këtij?

Dhurata: Kjo. Kanë dalë o Aldo, kanë ngrënë dreka e darka të tre, mirëpo vajza tani e kërcënon të ëmën, i thotë që unë do t’i them babit për lidhjen që ke ti, kështu që mos tento të na prishësh lidhjen ne dhe është tamam telenovelë.

Sipas informacionit nga Dhurata,nëna dhe ish-i dashuri i saj janë thuajse në të njëjtën moshë, rreth 50-55 vjeç./tvklan.al