#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show”.
Ngjarjet dhe zhvillimet në vendin tonë dhe në botë.
Temperaturat dhe parashikimi për sot e neser. Një hapesirë i dedikuar Quiz-it të mëngjesit.
Tema e ditës ” A mund të martohemi me një partner në të madh në moshë” ngjalli diskutime për publikun duke u bërë pjesë e programit me risinë e këtij sezoni “Video Call”.
Hapesira e fundit e programit ja lë vendin artistit dhe muzikes.

#AldoMorningShow

#Aldolipe

#Albanacaushaj

#megilatifi

OctoberFest në mes të krizës energjitike, a do ndizen dritat?në mes të krizës energjitike, a do ndizen dritat?

Në një raportim nga studioja e “Deutsche Welle” për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetarja Lindita Arapi na paraqet një përmbledhje të situatës energjitike në Gjermani teksa ka nisur edhe Festa e Birrës, OctoberFest. Arapi shpjegon se kostot e energjisë janë kthyer në shqetësim për gjermanët dhe parashikohet që shtresa e mesme të preket thellësisht prej saj.

Aktualisht, OctoberFest, përtej gëzimit që ka shkaktuar te pjesëmarrësit, është një shqetësim për njerëzit që mendojnë se duhet të kursehet energjia. Deri më tani rezervat janë mbushur deri më 90% dhe qeveria ka marrë masa për të përballuar situatën si fikja e dritave në ndërtesat shtetërore gjatë natës.

Lindita Arapi: Festa e Birrës kritikohet madje sepse në Gjermani ka një lloj rregulli që të kursehet energjia, sigurisht në raporte të ndryshme dhe monumentet apo ndërtesat shtetërore natën nuk do të jenë më të ndriçuara dhe ndërkohë që Festa e Birrës është plot drita dhe në 2019 është harxhuar 3 milionë kw energji dhe në kritika nga njerëzit, sidomos në media sociale, thuhet që në këto  kohë të ashpra për energjinë ne të shpenzojmë kaq shumë energji. Megjithatë, kjo është një pjesë shumë e vogël krahasuar me atë lloj euforie që shkakton festa më e madhe popullore në botë dhe që në fakt po zhvillohet për herë të parë pas pandemisë, deri më 3 tetor, 17 ditë rresht festë në Mynih dhe në qytete të tjera të Gjermanisë.

Aldo: Atmosfera është fantastike, të paktën kështu duket.

Lindita Arapi: Po, ka të ftuar nga e gjithë bota, jo vetëm gjermanë. Në fillim zhvillohen procesionet tradicionale, me veshje tradicionale dhe më pas janë tendat e mbushura plot me njerëz. Për herë të parë festohet pa maska, megjithëse shërbimet e sigurisë kanë shumë punë për të bërë pasi ende nuk është arritur ajo gjendje paqësore. Thuhet që nuk është arritur ajo gjendje si në vitin 2019 kur u zhvillua për herë  të fundit sepse në 3 ditët e para  ka pasur 700 mijë vizitorë.

Në 2019 Festa e Birrës ka pasur mbi 6.3 milionë vizitorë ndërkohë që tani nuk mendohet sa mund të jetë kjo shifër këtë herë për shkak se janë çmimet e larta, korona ende vazhdon ta ketë efektin trembës të saj dhe në testet që janë bërë, 2 në 100 vizitorë janë testuar pozitivisht, pra ende është hija e koronës. Mos të harrojmë edhe diçka. Festa e Birrës është një festë shumë e madhe edhe për ekonominë, është një biznes i madh dhe një faktor i madh ekonomik për qytetin e Mynihut, në 2019, se vetëm me këtë mund të matemi tani, nuk i dimë shifrat, janë fituar 955 milionë Euro, gati një miliardë, vetëm me festën e Mynihut.

Aldo: Aty vijnë ndoshta jo vetëm nga Gjermania, vijnë edhe nga bota?

Lindita Arapi: Po, që nga Australia, Amerika dhe të gjitha vendet europiane. Sigurisht kur shkon aty duhet ta kesh kuletën të mbushur mirë. Çmimet këtë herë janë 16% më të larta se para 3 vitesh. Birra tradicionale me kriko kushton pak më shumë, një pulë e pjekur që është tradicionale, gjysma e pulës, kushton 13 Euro, një salsiçe e bardhë 8 Euro, por edhe këto vizitat në karusel janë traditë dhe ato organizohen, pra është një festë që kushton për qytetarët. Megjithatë, ka edhe ditë familjare kur çmimet janë më të ulëta.

Hidrogjeni mund të nxjerrë nga kriza Gjermaninë

Kriza energjitike po ‘shkund’ fort Gjermaninë dhe qeveria është vendosur në lëvizje për të marrë masa në përballimin e saj. Përveç një pakete prej 65 miliardë Eurosh që do të shkojë në ndihmë të shtresave të popullsisë, gazetarja e “Deutsche Welle” thotë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se shpëtimi mund të jetë te teknologjia e hidrogjenit.

Lindita Arapi: Në Gjermani ka projekte të fuqishme që i mbështet edhe Ministria gjermane e  Arsimit në lidhje me hidrogjenin, shfrytëzimin  e hidrogjenit si energji. Shkencëtarët gjermanë janë shumë optimistë në këtë drejtim, por thonë derisa të themi që do të jetë një projekt i realizueshëm, do kohën e vet, do investim të madh, do sigurisht edhe një dhjetëvjeçar.

Për alternativa të tjera të energjisë sigurisht kërkohet patjetër në shkencë, si në ethe. Në qoftë se Gjermania e siguron teknologjinë e hidrogjenit, do të ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, si atëherë kur u zbulua nafta sepse do të ishte edhe një shpëtim shumë i madh për klimën. Është akoma një proces që shkencëtarët e shohin me optimizëm, por në laborator, është një proces tjetër derisa të shkojë në prodhim edhe për njerëzit e thjeshtë.

“Partneri është shumë më i vogël”, telefonuesja: Bashkëjetojmë prej ditës së tretë

Tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan janë martesat me diferencë moshe, a mund të funksionojnë ato? Genta, një telefonuese thotë se në rastin e saj ajo është shumë vite më e madhe se partneri, por kjo nuk i ka penguar aspak.

Genta: Unë jam më e madhe dhe partneri im është më i vogël, shumë vite, nuk ka rëndësi se sa vite, por kam shumë. Çka do të thotë, arsyeja që ne jemi lidhur ka qenë fillimisht se nuk dukemi për aq sa jemi, unë aktualisht po kap katërshen, me dhimbje.

Aldo: Edhe mua aty më shkoi mendja, aty te të 30-at.

Genta: Partneri im, ngjaj si vëlla e motër me të me thënë të drejtën dhe deri vonë na kanë kujtuar se jemi vëlla e motër në ambientet e punës kur më përcillte dhe një ditë për ditëlindje, më puthi dhe të gjithë ngelën, “uau, qenka partneri yt? Po”. Kur morën vesh që kemi diferencë moshe thoshin “si ka mundësi që funksionon marrëdhënia juaj?” Komenti im është kur kuptohesh me sy, çdo gjë funksionon. Nuk është marrëdhënie që çdo gjë shkon vaj, kemi uljet dhe ngritjet, na bën ndonjëherë mirë edhe ndarja, në kuptimin që ndahu, pajtohu, sikur e karikon pak.

Aldo: E paskeni valë-valë karikimin, e paskeni me ndërprerje.

Genta: Sa herë zihemi, bëjmë ndonjë udhëtim ndoshta  dhe themi u bëmë mirë. Sikur të mungon më shumë.

Aldo: Sa vite keni bashkë?

Genta: Kemi hyrë pothuajse te  i katërti.

Aldo: Po kaluat 7, e hodhët. Kur thua partner, është burri apo bashkëjetuesi?

Genta: Ne bashkëjetojmë prej ditës së tretë të njohjes.

Aldo: Qyqa! S’paskeni duruar.

Genta: Po, ka qenë ai që i ka marrë të gjithë hapat e parë dhe e ka bërë faktike. Le të jemi pak të sinqertë, shpresoj se nuk më dëgjon. Ne femrat jemi pak mistrece nga natyra, por po qe mashkulli i mirë, i duruar, i komunikueshëm etj, marrëdhënia zgjat pafundësisht.

“A po gëzohesh që më lëndove?”, Vesa Smolica: Më kanë tradhtuar…

Ditën e diel, Vesa Smolica do të prezantojë për publikun këngën e saj konkurruese në “Kënga Magjike 2022”. Për “Aldo Morning Show” në Tv Klan këngëtarja këndoi edhe një rresht të këngës, ku thuhet: “ Ani,  a po gëzohesh që më lëndove?” Duket se këngët e tradhtisë janë “pika e dobët” e Vesës dhe jo pa shkak.

Aldo: Më gjej një këngë Vesa, për të mbyllur intervistën.

Vesa Smolica: Këngë timen apo…?

Aldo: Tënden, ndoshta me grup, ç’të duash ti.

Vesa Smolica: Këngë timen. Është një këngë që e kam shumë qejf dhe e kam shkruar vetë. Është “Mbret i tradhtisë”.

Albana Çaushaj: Prapë në këtë temë.

Vesa Smolica: Prapë te këto tema se temat e dashurisë asnjëherë nuk më humbasin.

Albana Çaushaj: Por këto janë të tradhtisë.

Vesa Smolica: Të tradhtisë sepse na kanë tradhtuar edhe neve, kështu…/tvklan.al