#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

“Jeta e një zonje”, Eni Çobani tregon planet për botimin e librit

“Një muaj e gjysmë kam fjetur në zyrë”, Eni Çobani rrëfen situatën e rëndë: Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme

Atë jemi mësuar ta shohim çdo të diel në misionin e saj të ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” te “E Diela Shqiptare”, por këtë të mërkurë ajo ishte e ftuar në një intervistë ndryshe në “Aldo Morning Show”. Bëhet fjalë për zonjën Eni Çobani,  e cila ka rrëfyer në këtë interviste një nga momentet më të vështira që ka përjetuar së fundmi.

Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, ky person, i cili punonte me të, i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike por edhe shpirtërore. Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi këtë ngjarje ajo e ka përjetuar aq keq sa për një muaj e gjysmë nuk ka dalë nga zyra.

Aldo: Për kuriozitet, jashtë kamerave,  kur ka qenë shpërthimi yt më i madh, për çfarë ke shpërthyer. Në kamera jo se e di që të vjen ndonjëherë, por e mban veten.

Eni Çobani: Në pjesën e dashurisë thua apo në pjesën e drejtësisë?

Aldo: Nuk ka rëndësi, në përgjithësi, me një shok me një shoqe…

Eni Çobani: Po shpërthim në ç’drejtim?

Aldo: Nerva, kur të ikën truri?

Eni Çobani: A shpërthim me mërzitje? Mosmirënjohja më çon në një shpërthim…

Aldo: Ky është term i përgjithshëm na thuaj çfarë  ka ndodhur.

Eni Çobani: Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri, të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr, një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën tëndi”. Më vjen shumë keq që  e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë njëçik më të madhe, kështu që më tronditi.

Aldo: Tamam fjalën e ke për njeriun që punonte, asistentin në zyrën..

Eni Çobani: Asistenti që punonte në zyrën time. Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, një zhgënjim të madh sepse u mor me një gjë të cilën e kishte jashtë kompetencave të tij dhe bëri një dëm ekonomik kundrejt qytetarëve, të konsiderueshëm.

Aldo: I merrte lekë?

Eni Çobani: Po i merrte lekë dhe kjo më ka vrarë shumë. edhe tani që flas e përjetoj.

Aldo: Normale, por çfarë ndodhi, ti dole jashtë vetes?

 Eni Çobani: Dola jashtë vetes, asnjëherë me të sepse ai u zhduk. Ai nuk e pati fuqinë që të më dilte përballë.

Aldo: Ti, organet kanë pasur mundësi ta gjejnë?

Eni Çobani: Ai është tani në një gjykim, patjetër. Ka filluar gjykimi ndaj tij. Jemi në gjykatën e shkallës  së parë.

Aldo: Të ra tavani në kokë?

Eni Çobani: Tavani në kokë realisht, rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë, që një njeri vërtet mund të marri te njeriu që punon, por jo te qytetarët. Te qytetarët pastaj është një element ku ti shkon tej asaj për të cilën vërtet e bën gjestin apo veprimin. Pra dëmin që ti do të shkaktosh e ke pasur më të madh ndaj saj edhe kundrejt njeriut që të ka punësuar. Një njeri mund të marri vërtet, por jo te qytetarët.

Aldo: U mundove ta kuptosh?

Eni Çobani: Jo, në asnjë moment. Kam qenë njeri shumë i hapur me të. në çdo moment mua më ka pasur aty edhe për halle apo problematika. Nuk ka pasur nevojë të bëj veprime të  tilla. Kjo Aldo nuk ishte dëm vetëm kundrejt qytetarëve, por ishte kundrejt Enit personalisht. Por falë Zotit, sikurse ka njerëz të mirë qytetarët mirëkuptuan gjithçka. Por ai ka qenë  një moment shumë i vështirë i cili akoma nuk ka kaluar.

“Nuk e mbaj dot burgun”, gazetari Ervin Baku nuk i vendos çmim lirisë së tij

Gazetari Ervin Baku në një  lidhje direkte për “Aldo Morning Show” është pyetur nëse do e shiste lirinë e tij 6 muaj për të fituar 1 milion Euro. Për shumë njerëz kaq kohë burg janë pak për këtë shumë parash dhe do pranonin menjëherë, por gazetari surprizon me përgjigjen . Ai thotë se nuk e mban dot burgun, megjithëse nëse dikush tjetër do e bënte këtë zgjedhje nuk do e gjykonte.

Megi Latifi: Nëse do të jepej mundësia të bëje 6 muaj burg për 1 milion Euro.

Ervin Baku: Jo nuk e mbaj dot burgun.

Megi Latifi: As për 1 milionë euro?

Ervin Baku: Dëgjo nuk të bën paraja të lumtur. Me kalimin e viteve, ndoshta do thonë të tjerët ky qenka i çmendur,  po me kalimin e viteve kam kuptuar se lumturi absolute nuk ka dhe jeta ka disa copëza lumturie dhe pa dyshim paraja nuk të bën absolutisht të lumtur. Me kalimin e viteve të gjithë duhet të kuptojmë dhe të vlerësojmë dhe të bëjmë mirë për të pasur një shëndet të mirë.

Megi Latifi: Nëse  do e bënte dikush tjetër a do e gjykoje?

Ervin Baku: Absolutisht jo. Jam i fundit që mund të gjykojë.

Një vit burg për 1 mln Euro? Donald Shehu: Çudia më e madhe tre ditë zgjat

Tema e ditës së sotme në “Aldo Morning Show”, në Tv Klan ishte një temë që ka të bëjë me ndërgjegjen. Nëse do ju ofroheshin disa miliona a do ishit të gatshëm të bënit  burg? Aktori Donaldo Shehu ishte një nga personazhet i cili u përgjigj për temën.  Fillimisht i tha se një vit brenda nuk është asgjë, për  aq shumë lekë, por i pyetur më tej nëse për 1 milionë do shiste lirinë, te aktori duket se u zgjua “lufta e ndërgjegjes”…

Aldo: Për 1 milionë Euro, çfarë është një vit brenda?

Donald Shehu: Një vit?! Një vit s’është asgjë në fakt.

Megi Latifi: Ishte përgatitur për më tepër më duket. 

Donald Shehu: Ajo ishte pyetja e parë që kisha menduar ishte sa kohë.

Aldo: Po zgjidhe vet, s’ka rëndësi. Deri sa kohë e mban vëlla. 

Donald Shehu: Shiko se unë e mendoj pak edhe nga ana e profesionit tim. Sepse unë mendoj se unë dhe disa njerëz të profesionit tim jemi pak me fat se mund ta realizonim këtë gjë pa u dashur realisht të jemi në burg, nëse do ma propozonin në një film, do isha shumë komod për ta realizuar.

Aldo: Po është tjetër gjë, kur ikën në Itali për të marrë disa para pas disa viteve dhe është tjetër gjë kjo tjetra.

Donald Shehu: Po, për një vit mendoj s’është asgjë

Aldo: E bëje vallahi, pra për 1 milionë Euro, ti shet lirinë tënde?

Donald Shehu: Nuk e di. Është e vështirë.

Aldo: Kjo pra është lufta.

Donald Shehu: Lufta me ndërgjegjen. Lufta që duhet të bësh me veten se duhet të mendosh se çfarë ndodh atje brenda.  Nuk e di, janë disa  gjëra, sapuni…

Aldo: Opo sapunin ku ta gjesh.

Megi Latifi: Ndoshta edhe krimin që do duhet të bësh jashtë. Se duhet menduar kjo mund të nfjekë edhe për gjithë jetën.

Aldo: Imagjino si arritëm me zgjedh llojin e krimit.

Donald Shehu:E vërtetë duhet menduar edhe pjesa e krimit. Çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Megi Latifi: Pra nuk është dilemë e madhe.

Donald Shehu:Ne jemi mësuar pak me atë pjesën e parave. Kur  shikon atë pjesën e parave të tundon pak. Nuk mendojmë se çfarë do  përjetojmë brenda, por mbase  mendojmë pjesën e lekëve apo interesin./tvklan.al