#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show “…
Informim i përgjithshëm mbi ngjarjet e ndodhura në vend dhe botë.
Temperaturat për sot dhe neser.
Fituesi i Quiz-it.
Tema e ditës për sot ” A duhet të dërgojmë prindërit në shtëpinë e të moshuarve ” ishte tema që ngjalli diskutim në studio.
Telefonuesit në video call, ndanë mendimin e tyre mbi temen.
Në pjesen e tretë të programit, vendin e zuri muzika…

#AldoMorningShow

#Aldolipe

#Albanacaushaj

#megilatifi

“Paguaj 700-800 mijë lekë e jeton si kont në azil”, Aldo: Në Dubai?

Më mirë në azil të moshuarish apo bashkëjetesë me fëmijët? Kjo është tema e ditës që po trajtohet në “Aldo Morning Show” në Tv Kla dhe qytetarët kanë telefonuar për të dhënë mendimin e tyre. Ladi,  një telefonues nga Tirana, thotë se fëmijët e tij kanë krijuar familjet e tyre,  ndërsa ai jeton me bashkëshorten. Qytetari thotë se është pro së resë dhe madje nuk është kundra azilit.

Ladi: Kur ngel një prind, e mira është të jesh afër fëmijëve, më vete, por të jesh afër fëmijëve, të kesh shtëpinë afër, ose fundja të shkojë në azil se nuk është azili siç ka qenë në kohën tonë atje dhe e ngordhnin fare. Kurse sot, do paguash 700-800 mijë Lekë të shkosh në azil ore, jeton si kont.

Albana Çaushaj: Në muaj i paguan aq në azil?

Aldo: Tani, edhe aq kont nuk je aty.

Ladi: 700-800. Ka azile e azile.

Aldo: Ti thua azil në Dubai?

Ladi: Jo ore këtu në Tiranë, në Ibë është një azil privat.

Aldo: Të ketë 700-800 mijë Lekë një prind, më mirë shkon në Antalia për atë punë.

Ladi: Investojnë edhe fëmijët se s’do i paguajë vetëm prindi. Për prindërit fëmija duhet të investojë.

Aldo: Ke shumë të drejtë ore, vetëm se e rrite çikë pjacën.

“Do i durojmë se kemi detyrime ndaj prindërve”, Aldo: Thashë se i doje

Besniku, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shprehet kundër dërgimit të prindërve të moshuar në azil. Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm në rrethana të caktuara sepse prindërit kanë sakrifikuar dhe janë detyrime që duhen shlyer kundrejt tyre.

Besnik: Unë jam me mendimin që prindërit jo të braktisen dhe të hidhen në rrugë, absolutisht jo.

Aldo: Jo more vëlla, jo në rrugë, shko në azil.

Besnik: Jo pra në azil, jo pra në azil për mendimin tim se ky prind ka sakrifikuar mjaft për ty.

Albana Çaushaj: Domethënë azili i bie është  njëjtë si ta lësh në rrugë, po thua?

Besnik: Po për mendimin tim, po. Azili është mundësia e fundit, kur fëmijët janë në emigrim dhe është e pamundur ta tërheqë prindin e vet aty ku është. Azili është mundësi e fundit, prindin e shoh mbështetës në familje dhe jo pengues.

Aldo: Ç’kusur ka nusja jote që do të dalë, të jetë rehat në shtëpinë e vet, tani të mbajë babanë apo mamanë e burrit? Dakord, për ty ka sakrifikuar, ka bërë çmos prindi, po ajo ç’kusur ka? Pse duhet?

Besnik: Edhe ajo ka prindër mo Aldo. Edhe ajo ka familjen e vet, duhet ta mendojë vjehrrin e vjehrrën sikur ka prindërit e saj.

Aldo: Ore e mendon, në mes të natës çohet kur ka një hall, problem, diçka, por pse duhet të jetojë? Duhet të jetosh jetën tënde.

Besnik: Do i durojmë se kemi detyrime ndaj prindërve.

Aldo: Ah, thashë se i doje, nuk e dija që paske detyrime, thashë se i doje.

Besnik: Po i dua se janë njerëzit e zemrës.

Aldo: Po mos e thuaj detyrim. Pse detyrim? Detyrim siç ke ndaj shefit, ndaj punës?

Besnik: Kemi detyrime morale ndaj prindërve. Prind nuk të bëhet askush, unë të bëhem mik, shok, por prind nuk të bëhem dot kurrë. Prindi është i pazëvendësueshëm./tvklan.al