Aldo Morning Show – Emisioni 24 Janar 2023


Aldo Morning Show – Emisioni 24 Janar 2023

11:50 24/01/2023

#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Luani nga Tirana: Unë vesh brekushe, por djalit i  vjen zor nga shokët dhe nuk më merr në makinë

Në një telefonatë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë Luani i cili tregoi një shqetësim që ka me djalin e tij. Ai shprehet se ka jetuar në një fshat të Tiranës dhe vesh çitjane, kjo gjë nuk i pëlqen të birit dhe i vjen zor ta marrë në makinë sepse e shohin shokët.

Luani: Për marrëdhëniet nuse-vjehrrë unë mendoj se problemi kryesor është i djalit.

Aldo: Pse?

Luani: Po ja të ta tregoj një histori unë ty. Unë jam një 70-vjeçar, jam nga fshatrat e Tiranës, dhe rri me këto çitjanet, brekushet. Edhe i bleva çunit një makinë të mirë, shita tokën dhe i bleva makinë. Vjen puna, i them çunit o djalë më ço aty tek pensioni të marr pensionin, ai më tha jo more të më shohin shokët mua, je me brekushe.

Aldo: Po ti pse nuk i the me  brekushe pa brekushe, çuni i Luanit je.

Luani: Po unë të kam bërë kokën more çun, të kam blerë dhe makinë të mirë.

Aldo: Thuaji jam çuni i Luanit, jo çuni i lepurit.

Luani: Ai e ka fajin, jo nusja.

Aldo: Mos harro t’i thuash që je çuni i Luanit dhe jo çuni i lepurit.

Luani: Po, po jam Luan i butë jo i egër. 

“Femrat duken të brishta por janë shumë egoiste, të ketë forcën e burrit ajo bën kërdinë, të mbyt”

Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, tema që është diskutuar sot ka qenë: “Sipas opinionit tuaj, cila është marrëdhënia me e ndërlikuar: Ajo mes nuses dhe vjehrrës, apo ajo mes dhëndrit dhe vjehrrit? Dhe natyrisht….pse?!”.

Gëzimi nga Tirana ka telefonuar dhe ka shprehur se problemi qëndron mes grave dhe se burrat janë më ndryshe. Sipas tij femrat janë egoiste pavarësisht se duken të brishta dhe nëse do kishin focën e burrit, ato bëjnë kërdinë.

Gëzimi: Kështu duken të brishta, por janë shumë egoiste. Do të të them nja dy gjëra po të më dëgjosh.

Aldo: Po i bërë copë o burrë!

Gëzimi: Po jo se unë kam motra vetë, kam pasur nënën e gjitha me radhë, por është realiteti i jetës, është qenia njerëzore e tillë. Në radhë të parë nëse femra ka një forcë të barabartë me mashkullin, bën kërdinë.

Aldo: Në ç’kuptim?

Gëzimi: Të mbyt, kupton?

Aldo: Si të mbyt, të vë duart në fyt? I paskë inat plako mesa po e shoh.

GëzimiJo, jo nuk i kam inat, përkundrazi. Do të të them dy raste, nëse një burrë ka marrëdhënie me një grua tjetër, por është i martuar, e dredh burri, po burri nuk shprehet kurrë në mënyrë negative tek e dashura, kurse gruaja flet të zitë e ullirit për burrin.

Aldo: Po jep raste konkrete apo jo?

Gëzimi:  Po pra raste konkrete.

Aldo: Ti me siguri po flet për një shok apo jo?

Gëzimi: Po natyrisht i një shoku, ose i një shoqeje. /tvklan.al









Të ngjashme