#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show “
Informacionet e mëngjesit në dy rubrika. Temperaturat e ditës së sotme dhe ditëve në vijim.
Showbizi shqiptar dhe i huaj …
Ngjarjet e ditës sipas kalendarit të datës 24Nëntor2022.
Rubrika “Bota me Rrota” ngjarjet ndër vite në datë 24 Nentor
Tema : “A duhet t’i mbajmë kafshët ne pallat ”?

Personazhe të ndryshëm publike dhanë gjykimin dhe opinionin e tyre mbi temën si edhe tema ngjalli diskutime të ndryshme nga qytetare që u bënë pjese në Video Call.

#AldoMorningShow #Aldolipe #Albanacaushaj #megilatifi

“Vajzën time e hëngri qeni dhe iu bë fobi”, Dorina Mema: Punova 6 muaj që ta prekte prapë

Dorina Mema doli në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan së bashku me qenushin e saj Boja për të folur për temën e ditës së sotme., a duhen mbajtur kafshët në pallat. Ajo ka thënë se në  këtë botë kemi ardhur për të jetuar të gjithë së bashku, ndaj janë fillimisht prindërit ata që duhet ti mësojnë fëmijët me dashurinë për kafshët. Gjithashtu ajo ka dhënë një mesazh për komshinjtë që ndihen të bezdisur nga kafshët në pallat: Ndërtoni një vilë dhe rrethojeni me mur të lartë.

Aldo: Ti jeton në pallat?

Dorina Mema: Po në pallat. 

Aldo: I bezdis të tjerët?

Dorina Mema: Jo nuk i bezdis se është qen i lumtur, por edhe nëse leh për diçka të vetën që do i plotësohet patjetër, komshinjtë janë mësuar dhe i kam të mirëkuptueshëm.

Aldo: Ku konsiston bezdia që komshinjtë mund të kenë?

Dorina Mema: Kur i ke komshinjtë me probleme personale, të tyret, psikologjike. Komshinj që nuk i duan kafshët, komshinj që nuk të duan as ty, që nuk durojnë dot as veten dhe kur qeni është i keqtrajtuar nga i zoti, i cili nuk është i lumtur.  Pra që nuk e lejojnë të dal, nuk e shëtisin, e mbyllin brenda apo e lënë pa ushqim.

Albana Nanaj: Nëse  Bojit i duhet diçka dhe e shpreh me anë të të lehurës dhe një nga komshinjtë mund të bezdiset dhe  të thotë që është bezdisur,  si do i ktheje  përgjigje?

Dorina Mema: Do i themi nëse bezdisesh kaq shumë mund të marrsh një vilë ta rrethosh me një mur të lartë, pasi në këtë botë kemi ardhur të gjithë dhe kemi ardhur për ta ndarë të gjithë nuk është vetëm e jotja. Pasi edhe unë mund ta dëgjoj ndonjëherë atë  që bën zhurmë, por nuk ankohem. Njeriu duhet të jetë tolerant. Ekziston një fjalë toleranca.

Më tej Dorina Mema ka shtuar se edhe ata që kanë frikë apo fobi nga kafshët duhet të mësohen me dukatën për të  dashur kafshët natyrën e pemët. Ajo thotë se prindërit duhet patjetër të punojnë me fëmijët për fobit e tyre  e madje tregon edhe një rast ku vajza e saj është sulmuar nga një qe  n dhe për një kohë pati fobi, por ajo punoi në mënyrë që vajza të prekte prapë të njëjtin qen.

“Vajzën time e ka ngrënë qeni te mami im, ju hodh në fytyrë dhe iu bë fobi për një muaj. Kam punuar me vajzën time dhe gjashtë muaj të tjera që ta prekte po prapë të njëjtin qen dhe ta dashuronte po prapë. Duhet të punoj prindi me fëmijën”, tha ajo.

“Partneri më tha o mua, o macen”, Françeska Hysi: Si mund të mos e duash këtë?

Kafshët shtëpiake të dhurojnë shumë dashuri, por ato kanë nevojë për shumë kujdesje dhe përkushtim. Ndonjëherë mbajtja e një kafshe mund edhe të bëhet problem për njerëzit e tjerë rreth e qark e sidomos kur jeton në pallat.

 Në “Aldo Morning Show” u diskutua pikërisht për këtë temë, a duhen mbajtur kafshët në pallat? Një nga telefonueset e ditës së sotme ishte dhe aktorja Françeska Hysi, e cila doli në lidhjen direkte së bashku me macen e saj. Ajo ka treguar se në fillim partneri i saj nuk ka qenë dakord me mbajtjen e një maceje, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar.

Aldo: Ke patur probleme me komshinjtë?

Françeska Hysi: Nuk cënon fare as hapësirat e përbashkëta, as nuk mjaullin sa të shqetësoj banorët e tjerë. Dhe nuk kam patur probleme.

Aldo: Ti problemin e ke me njerëzit e shtëpisë,  apo jo?

Françeska Hysi: Unë gjithë jetën kam jetuar me macen, e kanë pranuar tani.

Megi Latifi: Por nëse vjen një partner që thotë o mua, o macen? Se ndodh.

Françeska Hysi: Unë e kam një partner që më thoshte o mua, o macen, sapo hapet dera e shtëpisë nuk më thërret mua, por thërret macen. Po shikoje vetë, si mund të mos e duash këtë?

Aldo: Ça është, mace a maçok?

Françeska Hysi: Maçok angora turke, domethënë një racë shumë e dashur.

Aldo: Racë e dashur por kur i vjen vakti, i ziu “heq picirr”, përderisa nuk del nga shtëpia.

Françeska Hysi: I vjen vakti, por ia kemi ndërprerë mundësinë t’i vijë vakti.

Aldo: Francezët i thonë tredhje. Po mirë nuk i keni cenuar dinjitetin?

Françeska Hysi: Edhe unë kam qenë e shqetësuar për këtë.

Aldo: Në fakt, në fakt jashtë batutave, përderisa ti i dhuron dashuri dhe maçoku të jep dashuri. I ke cenuar dinjitetin.

Françeska Hysi: Unë kam jetuar me mace gjatë gjithë jetës sime, Oreo nuk është macja e parë. Edhe më herët jam interesuar për këtë gjë, ia cenon jetëgjatësinë, a cenon karakterin e maces.  Është e vërtetë që i ndodh të bëhet pak më e qetë. Nuk janë më  aq lozonjare saç janë kotelet në fillim kur nuk janë të kastruara. Asgjë tjetër nuk ndikon më. Ai është 5 muajsh dhe nuk e njeh fare si ndjesi. Pra nuk është se e kam marrë të rritur që ai e dinte, të themi i ka ardhur njëherë vakti.

Aldo: Mos harro që i ke mohuar seksin.

Françeska Hysi: Unë nuk e shikoj në këtë lloj mënyre.

Aldo: Se shikon ti po e shikon ai.

Françeska Hysi: Po ta shikonte ashtu do ndihesha shumë keq.

Aldo: Prandaj po vazhdoj ta bëj që të ndihesh keq

Françeska Hysi: E gjitha kjo bëhet që të mos shumohen kafshët dhe të mos mbetet shumica e tyre në rrugë. Pra bëhet për të ulur numrin e shumimit./tvklan.al