#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në ” Aldo Morning Show” Titujt e zhvillimeve në vend dhe botë. Pasqyra e temperaturave. Fituesi i Quiz-it të ditës. Tema e së shtunës me fokus punësimin. Pyetjes ” A duhet te punojme në shtet apo në privat ” qytetaret i dhanë përgjigje në video Call.

#AldoMorningShow

#Aldolipe

#Albanacaushaj

#megilatifi

“Puna në privat më e mirë se në shtet”, mësuesja flet për eksperiencën e saj në punë

Sot në emisionin “Aldo Morning Shoë”, është folur rreth punës në shtet apo në privat, ku shumë qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre personal. Një mësuese e quajtur Etleva Merko ka thënë se puna më e mirë është në privat pasi të mundëson kushte më të mira dhe mundësi për rishikim të rrogës, kontratës dhe shumë bonuse të tjera.

AldoÇfarë do i këshilloje një zyshë të re në shtet apo në privat?

Etleva Merko: Privati mendoj se të ofron kushte më të mira pune, ka politika nxitëse për punëmarrësin, paga më të mira dhe kuptohet që kultura e punës është më e mirë. Në bazë të performancës së një viti, normalisht që në vitin pasardhës rinovohet dhe pjesa e pagesës, kontratës dhe gjëra të tjera bonos që ti mund t’i kesh. Në shtet nuk e ke këtë gjë.
Albana Çaushi: Çfarë ka një të mirë shteti meqenëse ti i ke provuar të dyja.

Etleva Merko: Nëse ti je pjesë e një partie ose lobi ti do qëndrosh gjatë në atë pozicion, në qoftë se prishen interesat t’i hiqesh pa të drejtë nga puna, siç ndodh në rastet konkrete në Shqipërinë tonë të dashur.

VoxPop: Puna në shtet është për dembelët, jam më mirë pa punë o burri i dheut…

Tematika ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan, ka qenë se cila është më e mirë, puna në shetet apo puna në privat. Në një voxPop të realizuar nga gazetari, qytetarët kanë shprehur mendime të ndryshme. Disa ishin pro punës në shtet dhe disa pro punës në privat.

Qytetari 1Puna në shtet është për dembelët. Kurse puna tek privati do lodhesh por jeton.

Qytetari 2: Në privat merr Lekë më shumë, në shtet e ke të ardhmen e sigurt. Privati nesër të heq, shteti duhet të patur një gjë të madhe që të të heqë.

Qytetarja 3: E di atë barsoletën? Ku punon në shtet, çfarë pune bën? Privat.

Qytetari 4: Puna në shtet, ose puna në privat nëse na zenë 8 orë nga dita jonë, ngarkojnë mendjen tonë me broçkulla dhe me gjëra sipërfaqësore. Ndërkohë që njeriu vjen në jetë për ta shijuar jetën. 8 orarshi është skllavëri. Prandaj është më mirë një punë në privat që të merr pak kohë dhe arrin shumë rezultat e shumë Lekë.

Qytetari 5: Jam pa punë. Më mirë pa punë o burri i dheut. /tvklan