#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

14-vjeçarja nga Durrësi kap të ëmën duke i tradhtuar babain me një burrë tjetër në shtëpi

Gazetarja nga Durrësi, Dhurata në një lidhje direkte me emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka treguar një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në Durrës. Bëhet fjalë për një vajzë 14 vjeç e cila ka kapur nënën e saj me një burrë tjetër në shtëpi. Vajza është larguar me vrap nga shtëpia dhe ka shkuar tek i ati për t’i treguar të vërtetën.

DhurataNjë vajzë 14 vjeç  ka kapur nënën e saj duke tradhtuar babain. Ka hyrë në shtëpinë e saj sepse ishte pa qejf vajza n shkollë dhe ka lënë orët më përpara. Ndërkohë, fëmijët e kanë çelësin e shtëpisë, ka hyrë brenda dhe ka gjetur nënën e saj me burrin e huaj dhe fëmija ka dalë menjëherë jashtë dhe ka shkuar menjëherë tek i ati dhe i ka treguar të gjithë atë që ka parë dhe kur kanë shkuar të dy në shtëpi, nuk kanë gjetur këmbë njeriu aty. Ka ikur dhe zonja e shtëpisë, ai po e po dhe tashmë burri po kërkon gruan se nuk e di ku është. Nuk kanë lajmëruar as policinë asnjë gjë sepse shpresojnë që të dalë vetë.

Aldo: Leje që gruaja se di ku është, po as ai tjetri nuk e di ku është, kështu që mos i lini kalamajve çelësat.

Dy të rinj bëjnë kërdinë në Vlorë, vjedhin televizorë nëpër shtëpi e lokale dhe i shesin në…

Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan gazetari nga Vlora, Albi ka treguar një ngjarje që ka ndodhur ditën e djeshme. Bëhet fjalë për dy të rinj nga Vlora të cilët vidhnin televizorë dhe i shisnin po në Vlorë.

Albi: Dy çuna janë kapur ditën e djeshme nga policia ku kishin bërë kërdinë në Vlorë duke vjedhur vetëm televizorë.

Aldo: Si i vidhnin mo?

Albi: Nuk e di i vidhnin nëpër shtëpi, dyqane, lokale. Nuk e kuptoj se çfarë plane kanë pasur se normal një plan e kanë pasur. Të vjedhësh gjithë ata televizorë, përveçse do i shesësh… E bukura ishte këtu se në nja dy dyqane që merreshin me rregullimin e televizorëve, atje kishin bërë kërdinë, kishin vjedhur televizorë edhe ata që ishin në riparim e sipër të rinj, por kanë vjedhur e ata që ishin për pjesë këmnbimi, prandaj them që kanë pasur një plan që e kanë bërë këtë gjë.

Aldo: Çfarë moshe kishin këta?

Albi: Njëri ka qenë diku tek 25 vjeç e tjetri tek të 30-at.

Aldo: Sa budallenj kanë qenë, në Vlorë i vidhnin, në Vlorë i shisnin. Shiti në Fier, do kenë qenë amatorë fare. Vjedh njeriu në Vlorë, po shko në Fier, në Sarandë, shkon i shet. Po foli, foli një çikë mos i lër kështu.

Albi: Jo, ja do bëjmë një mbledhje sot.

Aldo: I madh je!

56-vjeçarja nga Myzeqeja i gatuante bashkëshortit vetëm fasule, ai inatoset dhe e dhunon

Në një lidhje direkte me emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë Armani nga Myzeqeja. Si çdo ditë tjetër edhe sot, Armani ka treguar të ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Myzeqe. Ai ka treguar se një burrë ka dhunuar gruan e tij pasi ajo i gatuante vetëm fasule, ndërkohë që atij i haheshin dhe ushqime të tjera.

Armani: Një 56-vjeçarja është grindur me bashkëshorti e saj sepse kjo e fundit gatuante shpesh herë fasule. Zotëria në fakt i kërkonte gjella të tjera si supa, makarona. Zonja i bënte makarona dhe i thoshte që janë më të shëndetshme, por nuk kemi dhe Lekë. Ditën tjetër kur zonja i ka thënë bashkëshortit mund të gatuash dhe vetë, bashkëshorti ka qenë ai që ka ulëritur por dhe e ka dhunuar zonjën.

Aldo: Jo mo, e rrahu ëë?

Armani: Po e rrahu se normalisht që fjala e burrit është ligj për disa.

Aldo: Po ti ç’bëre kur e rrahu ai?

Armani: Sigurisht që unë nuk mund të bëja gjë sepse nuk e dija, nuk është se isha aty, kur rrihen njerëzit. Taksirat i atyre komshinjve aty që kishin vajtur dhe e kishin ndihmuar. /tvklan.al