#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{

Alma Çupi zbulon 2 personazhet unikë që do të shfaqen në “Histori Shqiptare”: Njëri mbledh helmin e bletës, tjetri…

“Histori Shqiptare”, emisioni i Tv Klan me gazetare Alma Çupin, tregon histori për njerëzit që punojnë, kontribuojnë për komunitetin dhe ruajnë traditën ose kulturën e vendit.

E ftuar këtë të enjte në “Aldo Morning Show”, gazetarja zbuloi 2 personazhe shumë interesantë që ende nuk i ka intervistuar për programin e saj, por që do t’i takojë shumë shpejt.


Aldo: Dëgjo, cilat janë historitë më të veçanta me të cilat ti je njohur këtë periudhë, që do t’i bësh, jo se i ke bërë? Çfarë ke në plan domethënë?

Alma ÇupiPo. Unë kam zbuluar një super personazh në Ndërlys të Thethit. Është një personazh që mbledh helmin e bletës.

Aldo: Helmin?

Alma Çupi: Dhe e çon në Kaliforni. I madh fare! E ke parasysh kur të pickon bleta që lëshon atë…?

Aldo: E kam.

Alma Çupi: Ajo quhet helmi i bletës dhe ai e mbledh…

Aldo: Që përdoret për anestezi?

Alma Çupi: Nuk e di për çfarë e përdorin, e çon në Kaliforni. Unë nuk arrita dot ta shikoj tani, se do kthehem në pranverë ta bëj, sepse është e mbuluar me plastmasë tani bleta. Ky personazh bënte edhe disa qirinj shumë interesantë. Bashkëshortja e tij ishte gjirokastrite, ky ishte nga Thethi, bashkëshorten e kishte marrë nga Gjirokastra…

Aldo: Hajde martesë, hajde.

Alma Çupi: Një super çift dhe bënin qirinj me forma, me… nuk e di, skulptura: Shën Mërinë, trëndafil…

Aldo: Po me çfarë? Me dyllë?

Alma Çupi: Me dyllin e bletëve, gjithmonë me dyllin e bletëve. Ishin fantastik, një çift shumë i veçantë. Ka jetuar në Belgjikë djali, disa vite, kalonin emigracionin. Tha: “Unë nuk iki më jashtë”. Kishte bërë një shtëpi kukullash druri, aq të bukur, me izolim, me të gjitha. I pëlqente, si duket i kishte ardhur në majë të hundës emigracioni, edhe janë lodhur njerëzit në emigracion.

Aldo: Ndërkohë, gjithë këto histori që tregon, gjë tjetër që ne nuk e dimë? Që ke në plan ti për ta bërë?

Alma Çupi: Pjesa e Kosovës është shumë interesante. Në zonën e Rugovës, andej nga Peja, unë kam zbuluar një djalë, i cili gjëmon rrëqebullin. Rrëqebulli është një kafshë në zhdukje, që e kanë malet e Shqipërisë. Ai ka një bujtinë më kanë thënë, në mal fare, si tip shtëpie e vogël që pret miq e shokë dhe mezi po pres ta takoj, sepse e kemi lënë këto ditë.

Aldo: O çfarë pamjesh kanë, i kam parë unë ato.

Alma Çupi: I ke parë? Ai gjëmon edhe ariun, gjëmon të gjitha këto kafshët e malit. U vë kamera dhe…

Aldo: Ai ka një gjë të bukur. Tek e njëjta kamerë në orën 8 kalon ariu, në orën 1 kalon dhelpra, pastaj nga mëngjesi sikur del një fazan, hajde e gjeje. Tek e njëjta rrugë, shumë interesante! 

Cila zonë e Shqipërisë ka burrat më të mirë? Alma Çupi: Mua më tërheqin më shumë…

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë gazetarja Alma Çupi, e cila foli për personazhet e rinj që do të shfaqen në “Histori Shqiptare” dhe vendet, që sipas saj, duhen vizituar me patjetër në periudhën e dimrit.

Gjatë programit, ajo tregoi edhe se kush nga zonat ka burrat e gratë më të mira. Në preferencat personale të gazetares, janë burrat e veriut, por nuk e përjashton as ata nga Përmeti.


Aldo: Nëse do ishe bashkëprezantues në këtë program, por kujdes, se do të të thonë njerëzit: “O Alma, cila zonë e Shqipërisë ka burra më të mirë?”, se këtu kështu pyesin.

Alma Çupi: Po unë them… nuk i ndaj dot burrat. Veriu i ka burrat më burra, edhe për shkak të terrenit, por jugu i ka burrat më të zbutur, se terreni është më i zbutur. Domethënë, varet në çfarë… mua personalisht më tërheq shumë veriu, se jam edhe vetë nga veriu, por zona e Përmetit për shembull, ka burra shumë të mirë dhe shumë të edukuar, i duan shumë gratë.

Aldo: Po gratë më të mira?

Alma Çupi: O sa pyetje të vështira që bën.

Aldo: Po kështu do të të pyesin këtu.

Alma Çupi: Përmetarët. Unë përmetarët, burra, gra, mbaj vetëm përmetarët.

Aldo: E ke të fiksuar ndoshta?

Alma Çupi: Përmetarët janë njerëz shumë të veçantë. Nënat e Përmetit, të tëra janë bërë virale në rrjetet sociale sepse flasin shumë bukur. Nënat e Përmetit kanë artikulim, janë të dashura, janë trupvogla, punojnë, janë të pastra. Janë të papara! 

/tvklan.al