#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Prindërit nga Durrësi i “shesin” vajzën 30 vjeç një burri 60 vjeç: Na siguro jetën…

Sot në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetarja Dhurata, ka treguar ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në Durrës. Ajo ka treguar se një 30-vjeçare është detyruar nga prindërit që të martohet me një 60-vjeçar sepse nuk kanë kushte të mira ekonomike dhe për ta kjo martesë është shpëtim.

Dhurata: Një lajm ka të bëjë me një vajzë 30-vjeçare…

Aldo: Një vajzë 30-vjeçare, thuaj një grua, një zonjë.

Dhurata: Po është beqare vajza.

Aldo: Po mirë ç’faj kam unë?

Dhurata: Pa dëshirën e saj martohet me një 60-vjeçar sepse prindërit nga ana ekonomike, janë të varfër le të themi dhe e kanë detyruar që…

Aldo: E shitën gocën?

Dhurata: Po e shitën, kështu mund ta themi. E detyruan, po dhe ai beqar ka qenë gjithë jetën, s’ka ndonjë gjë të keqe edhe pse ka 30 vjet diferencë, çfarë rëndësie ka, na i siguroni jetën neve. Ka dhe nga këto raste që shprehen kështu.

Aldo: E di, dashuria njeh moshë? Nuk njeh moshë…

Dhurata: Nuk njeh moshë prandaj e cilësova që në fillim.

Aldo: Po kush po pyet gocën.

Dhurata: S’ka gjë se do e duash me kalimin e kohës.

“Si me mastiç”, dy shoqe të ngushta zihen me njëra-tjetrën tek inaugurimi i një lokali për një të dashur

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari nga Vlora, Albi, ka treguar një ngjarje që ka ndodhur dje në Vlorë, gjatë një inaugurimi të një lokali. Dy shoqe të ngushta janë zënë me njëra-tjetrën për të dashurin dhe ishte shumë e vështirë që t’i ndaje nga sherri.

Albi: Në një inaugurim lokali që u bë dje, dy vajza janë zënë, bile dy shoqe të ngushta janë zënë me njëra-tjetrën, për shkak të të dashurit prej njërës prej tyre. Një nga vajzat nuk kishte faj, por për shkak të xhelozisë arriti në atë zënkë. Djali harroje se do i ndante dot dhe ka kërkuar ndihmën e sigurimit, nuk e di seç kanë një veti këto gocat, kur zihen ngjiten si me mastiç o vëlla, nuk i ndan dot.

Aldo: Është çështje flokësh kam përshtypjen.

Albi: Po çështje flokësh, se kuptoj mo vëlla.

Aldo: Çështje tjetër?

Albi: Një burrë i cili është bërë problem në lagjen ai banon, pi dhe bëhet tapë, nga lokali deri tek shtëpia e tij bërtet dhe përdor fjalor banal. Një zotëri që e ka denoncuar për disa herë, ka marrë policinë, ka ardhur policia, ndërkohë që ky ka ikur brenda dhe policia ka ardhur  e ka marrë denoncuesin në vend të marrë në vend të atij që ka pirë dhe a përdorur fjalor banal.  /tvklan.al